• |
ide | kryesore

E paprecedentë/ Italianët ulin numrin e deputetëve, kursehen miliarda euro nga buxheti i shtetit

Planet



Në Dhomën e Ulët të Parlamentit italian ka kaluar ligji që ul numrin e ligjvënësve nga 945 në 600. Propozimi u bë nga Lëvizja 5 Yjet, forca më e madhe koalicionit qeveritar me Partinë Demokratike, me synimin që të ulë shpenzimet shtetërore dhe qeveritare, për të kontribuar në rritjen ekonomike.

Kryeministri Giuseppe Conte e ka konsideruar vendimin si një ditë historike për vendin, ndërsa kreu i 5 Yjeve, Luigi Di Maio, është shprehur se kjo ësht një nismë e paprecedentë, pasi është hera e parë që ligjvënësit votojnë për të ulur numrin e tyre në Parlament.

Me vendimin e ri, numri i ligjvënësve në Dhomën e Ulët do të jetë 400 nga 630 që është aktualisht, ndërsa në Senat do të zbritet në 200 nga 315. Vendimi do të zbatohet pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Qeveria italiane synon që me uljen e numrit të parlamentarëve të kursejë 300 mijë euro në ditë. Shpenzimet e legjislativit italian në një vit arrijnë deri në 1.5 miliardë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *