• |
ide | kryesore

E thotë shkenca/ Momenti më i mirë i ditës për të bërë seks

Lapsi Leaks



Francezët bëjnë dashuri 137 herë në vit, nga 108 që është mesatarja. Studiuesi Daniel Pink në librin “Shkenca e Kohës” thotë se ka një kohë të caktuar për të bërë gjithçka. Edhe seksi, është çështje kohe.

Sipas tij momenti duhur për të bërë seks është ora 22.00. Arsyeja? Orgazma shkakton lëshimin e oksitocinës, hormoni i lidhur me humorin e qetë. Kështu ju do të flini shumë më mirë.

Po pjesa tjetër të ditës?

Në 07.00 sipas ekspertëve është një tjetër moment i mirë sepse motivimi është në rritje dhe në atë kohë nivelet e testosteronit arrijnë kulmin tek gratë; 11:00 është pika e lartë për fuqitë analitike të trurit dhe emocionet pozitive janë në rritje.

Në vend të këtyre parashikimeve duket se ora 14.00 e drekës është momenti më i trishtuar i ditës për të bërë seks: ndjeheni të lodhur sepse trupi po hyn në një fazë të pushimit pas pune.

Sipas një studimi të kryer nga Superdrug, një gjigant britanik i produkteve të bukurisë që mori në pyetje mbi 2 mijë persona për këtë çështje të publikuar nga Daily Mail, momenti më i dashur i javës për seks është e diela dhe dita më e urryer është e mërkura.

Për ta përmbledhur, seksi gjatë javës vlen vetëm në orën 22.00 të mbrëmjes ose pak minuta pas kësaj, ndërsa gjatë fundjavës ia vlen në çdo orë!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *