• |
ide | kryesore

Faktet/ Ku manipulon Erion Veliaj me rrëmbimin e Kopshit Botanik

Arkiva, Kryesore

Kryebashkiaku Veliaj i është kundërvënë sot me një gjuhë vulgare dhe të ulët, protestës së mbi 100 e ca pedagogëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, që protestojnë kundër shkeljes së autonomisë universitare me kalimin e Kopështit Botanik në pronësi të Bashkisë së Tiranës.
Ashtu sikurse ka bërë në të gjitha konfliktet ku shteti është përballur në mënyrë arbitrare me qytetarët (që nga teatri e deri tek unaza e re), duke shpikur një debat irreal me armiq imagjinarë, ashtu Veliaj ka bërë edhe këtë radhë. Ai ka dashur ta minimizojë problemin si një protestë të dhëndrrit të Berishës, të Monika Kryemadhit dhe të rektorit Mynir Koni, të cilin e mbron Ilir Meta.

“Mbledhje e jashtëzakonshme e Jamarbër Malltezit, dhëndrit të Saliut. Po mblidhuni ndonjëherë për shkencë me të njëjtin pasion, me të njëjtin zell, me të njëjtin nerv”, tha Veliaj gjatë një takimi me pjestarë të maratonës së Tiranës, ku futi si pykë edhe sulmet ndaj rektorit: “PD e mori gjysmën e bëri asfalt dhe beton, Mynyri mori 5 mijë lekëshat e nuseve dhe për këtë mbledh senatin”, e bastardoi nivelin e debatit ai.

Por, fakti është se në protestën e zhvilluar këtë të mërkurë para Gjykatës administrative, që po shqyrton këtë çështje, gjendeshin profesorë dhe specialistët të parkut, pavarësisht nga bindjet e tyre të majta dhe të djathta. Dhe kjo për disa arsye të thjeshta, që arkitekti i propagandës bajate të bashkisë kërkon t’i fshehë përmes sharjesh dhe provokimit të konfiketeve fallco.

Së pari, vendimi i qeverisë i mes korrikut 2019 që i kalon 15 ha truall në pronësi të Bashkisë, shkel autonominë e Universiteteve sepse këtë tokë shteti ia ka lënë në përdorim që në vitet ’60 Universitetit dhe kanë qenë punonjësit e tij që e kanë ngritur nga hiçi në këmbë kopshtin Botanik. Së dyti, ai është në kundërshtim me Ligjin e arsimit të Lartë (shiko poshte), pavarësisht të cilit, Ministria e Arsimit e kaloi në mungesë të plotë transparence tek Erion Veliaj. Së treti, megjithëse kanë këto barriera mbrojtëse, shumë pedagogë që protetstonin sot, nuk ishin 100 përqind kundër administrimit të kësaj prone nga Bashkia.

“Ata kanë më shumë para dhe më shumë fonde dhe mund të gjendej një marrëveshje, që pa prekur aspektin shkencor, pa prekur vendimarrjen për anën profesionale dhe praktikat e mësimdhënies, që ata ta menaxhonin Kopshtin Botanik”, tha njëri nga pedagogët që protestonte sot për Lapsi.al. “Por- vazhdoi ai- bashkia është sjellë në mënyrë arrogante. Përfaqësues tanët në biseda me njerëzit e Veliajt i kanë kërkuar projektin. Ç’plane kanë, ku do ndërhyjnë, në mënyrë që mos dëmtojnë bimë tejet të ralla që gjenden vetëm aty. E dini përgjigjen që kanë marrë:  Do ta bëjmë shumë të bukur”, tha ai.

Pra bashkia jo vetëm do t’i rrëmbejë fakultetit të Shkencave këtë pasuri, duke e bërë pronë të vet, por nuk do as të bëjë transparencë se cila do të jetë kostoja e tij shkencore mbi pasurinë që gjendet aty. Kjo i ka bërë shumë pedagogë të protestojnë të revoltuar. Kjo gjithashtu e ka detyruar edhe Erion Veliajn të sillet për të kushedi të satën herë si mashtrues, duke shitur në publik një debat të politizuar: pra jo si kur është fjala për të ruajtur një pasuri shkencore, por për të konsumuar sherrin e radhës me Jamarbër Malltezin dhe Mynir Konin.

©Lapsi.al

 

Nenet e Ligjit për arsimin e lartë që shekelen:

Neni 3/ Liria akademike dhe Autonomia e institucioneve

Në piken d thuhet se: “Institucionet e arsimit të lartë gëzojnë liri akademike, autonomi financiare, organizative… për të administruar pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme që institucionet zotërojnë ligjërisht, në përputhje me misionin e tyre”.

Neni 5/Roli i shtetit në arsimin e lartë

Në piken dh thuhet se shteti “garanton paprekshmërinë e institucioneve të arsimit të lartë dhe të territorit të tyre”.

15 Comments

  1. Lali Eri punon per qytetaret e thjeshte dhe fiton cdo gare elektorale ,nera shqupsat e sulmojne me perralla .Duhet vetting per universitetet publike .

    1. Patjeter o i mavijosur per qytetaret. Se tani eshte i privatit. Ashtu si punon psiko Rama. Ia jep 4500 m ambjente Carlo Bollinos sikur ti kishte te tijat per te miren e qytetareve sigurisht. Dhe del Carlo dhe thote se une paguaj qira. Sa paguan more Carlo. 1 euro per 20vjet per te miren e qytetareve gjithmone. Pastaj per te miren e qytetareve psikoja i jep 1500m Astritit opzitar dhe Astriti qe si pelqen kjo godine e pranon per te miren e qytetareve. Biles Astriti thote qe kete e pranon edhe ligji. Edhe pse ligji thote vetem per partite parlamentare ose ato qe ne 3 vitet e fundit kane marre 1%te te gjitha votave. Pastaj Lali idhjeri devijon edhe unazen per pallatet e mikut te Tautaos per te miren e qytetareve por sidomos atyre te astirit. Qelbesirat komunisto mafioze nuk ndalen para asgjeje per te miren e qytetareve(disa prej tyre kujdes).

  2. E kane thene dhe njerezit e tyre brenda llojit qe Erion Veliaj eshte me arrogand se Edi Rama! Ai eshte nje klysh kurve arrogand! Mazniku del neper emisionet e blera nga qeveria dhe thote administrim te perbashket! Nuk eshte e vertete! Jam shume ne brendesi te ceshtjes! Pse keto televizione nuk marrin dhe perfaqesuesin e Fakultetit dhe te behet debati i hapur! Te nxirren letrat e verteta ne publik! Por Erion Veliaj flet komplet ndryshe! Njerezit ta komentojne si te duan mendimin tim por aty ka me shume se kaq te paverteta lidhur me kete ceshtje! Edhe dicka shkon dhe promovon gjithmone mbi edukimin privat! Po si nuk erdhi asnjehere ky Erion Veliaj ne ceremonite e diplomimeve te studenteve ne universitet publike apo dhe aty eshte Mynyri! Erion po e them perseri je nje arrogant qe do perfundosh shume keq!

  3. Ketyre bravo u qofte, i jane perveshur babezise dhe ska njeri ti ndale. Ore Sali do vesh dore se Luli nuk bitis dot gje.

  4. EDHE PER PALLATIN PERBALLE KOPSHTIT THA-“SA TE JEME UNE KRYETAR, NUK BEHET PALLAT KETU”. DERI NE KAT TE 8-TE KANE MBERRITUR NJA 5 KULLA..

  5. Shyqyr qe thite ndonje fjale ky lapsi per ket plehren , se asnje tjeter nuk e hap gojen. Japin vetem imazhet e bukura ku dhe drita mbi koken e tij eshte ndryshe . Po mire ja ben ktij populli. Kur e votuan prape se vuri ca stola e hapi ca korsi. Harrova te them se me ato stola e me ato dy tre peme rreth tyre e permiresoi cilesine ajrit me 30% . Kjo sipas matjeve te tij. P.s Meghithate nuk mund te shaj ambentin tek liqeni . Eshte bere nje pune e mire pavaresisht transparences

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu