• |
ide | kryesore

Instagram heq opsionin ‘Following Activity’

F1, Stil



Bëhet fjalë për aktivitetin e ndjekësve, që tregonte fotot e kujt pëlqenin, komentonin apo personat që ndiqnin, ata që keni në Instagram.

Nga studimet që ka bërë rrjeti social, u vu re se opsioni përdorej gjithmonë e më rrallë, prandaj u vendos të hiqet, për ta bërë sa më të thjeshtë eksperiencën për ta.
“Po e heqim sepse vetëm një numër i vogël njerëzish e përdorin dhe sipas tyre është një opsion i fshehur, në krahasim me opsione si “Explore” apo të tjera.”- konfirmoi një zyrtar i kompanisë së Instagramit-“ Madje njerëzit reagojnë të habitur kur marrin vesh që aktiviteti i tyre i shfaqet të tjerëve.”
Opsioni është hequr tashmë për një numër përdoruesish që në muajin shtator megjithatë tani nuk do të shfaqet më përfundimisht. Gjithashtu, një e re që do të dalë së shpejti, është “Threads”, një aplikacion i veçaur nga Instagram-i, por që do të përdoret për të komunikuar me mesazhe me ata që ndiqni aty. Bëhet fjalë për një lloj komunikimi si Snapchat, me anë të fotove që zhduken.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *