• |
ide | kryesore

Jared Leto: ‘Më ka humbur “koka”, shpërblim kujtdo që ma gjen’

Paparazzi, Slider



Aktori Jared Leto ka humbur kohëve të fundit “kokën” e tij dhe ofron një shpërblim, ndaj kujtdo që do ia gjejë.

Natyrisht zhdukja misterioze e denoncuar nga aktori nuk ka të bëjë me kokën e vërtetë, e cila vijon të jetë e ngjitur me trupin e tij, por për kokën e krijuar me dyll nga firma e modës Gucci, e cila i ngjan shumë asaj origjinale.
Bëhet fjalë për kokën të cilën aktori e mbajti në dorë teksa parakaloi në ceremoninë Met Gala të muajit maj, e cila kushton rreth 11 mijë dollarë.
“Nuk e kam idenë se ku ka përfunduar koka dhe mendoj se dikush mund ta ketë vjedhur. Nëse dikush e gjen, i lutem ta kthej në dyqanin më të afërt Gucci”, tha aktori në një intervistë për ‘GQ’.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *