• |
ide | kryesore

Kanye West : ‘Më thanë se Kim do më shkatërronte karrierën’

Paparazzi, Slider



Në një intervistë të fundit reperi Kanye West ka rrëfyer momentin kur u takua për herë të parë me yllin e “Keeping Up with Kardashians”.

“Sa herë që isha rreth saj dhe e shikoja, ndjeja një tërheqje magnetike ndaj kësaj force energjie. Ajo ishte e mirë, e pastër, e lumtur, e dashur, e guximshme, e fortë”.-është shprehur ai.

Dyshja u takuan fillimisht në vitin 2002, kur Kim ishte e martuar me basketobollistin Damon Thomas, por lidhja erdhi shumë më vonë, pas 2013-ës kur ajo u divorcua edhe nga bashkëshorti i saj i dytë.Ndryshe nga ç’mund të jetë përceptuar lidhja e tyre nuk ka qenë e lehtë në fillim. Sikurse rrëfen reperi të gjithë e paralajmëronin  të mos krijonte një lidhje me Kim se do t’i shkatërrohej karriera.
“Nuk mund të jesh me të, ajo është një yll i realitety show-t. Do ta shkatërrojë karrierën.”-ishin fjalët që i thonin më shpesh asokohe.
Por, Kanye i bindur për ndjenjat e tij ka pasur vetëm një përgjigje: “Unë e dua atë, nuk më intereson”.Çifti kanë 5 vjet të martuar dhe kanë katër fëmijë: North, Saint,, Chicago, dhe të voglin Psalm, 4 muajsh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *