• |
ide | kryesore

Koalicioni në Kosovë/ Albin Kurti “përçan” rugovistët

Arkiva, Kryesore



Deklarata e sotme e Vjosa Osmanit se, partia rugoviste LDK, duhet të shkojë në koalicion me Albin Kurtin, ishte një hap i guximshëm për krijimin e një koalicioni qeverisës mes dy partive të opozitës së djeshme. Ndonëse për shumëkënd që nuk i njeh kulisat e politikës në Prishtinë, ajo do të ishte gjëja me e zakonshme dhe normale, hapi që hodhi prijësja e listës të LDK-së në zgjedhjet e 6 tetorit, nuk qe as e lehtë dhe as e pa kalkuluar mirë.

Sepse pavarësisht se elektorati vendosi me votë ndëshkimin e partive të luftës dhe komandantëve që u prijnë atyre duke dashur ti japë frenat e vendit opozitës, brenda partisë rrugoviste ekziston ende një rrymë e fortë që nuk i ka shkëputur lidhjet me PDK-në e Hashim Thaçit. Ata do të ishin të gatshëm që të bënin gjithçka për të penguar një qeverisje reale të ndryshimit.

Lexo më tej:

Kosovë/ Si janë ndarë deputetët? Kush do qeverisi në koalicion?

Pikërisht kjo shpjegohet me fjalët e përhapura se faktori ndërkombëtar nuk do ta përlqene një kabinte të kryesuar nga “ekstremisti” Albin Kurti në vigjilje të fillimit të dialogut. Pikërisht kjo lexohet edhe në heshtjen e krerëve të LDK-së për tiu përgjigjur ftesave të liderit të Vetëvendosjes për të filluar bisedimet për qeverinë e re, me justifikimin se do të presim sa të numërohet edhe vota e fundit.

Por, Vjosa Osmani e ka thyer këtë heshtje duke deklaruar këtë të mërkurë në një shënim në Facebook-un e vet se “Qytetarët. përcaktuan qeverinë e re, e cila duhet të përbëhet nga opozita e deri djeshme. Për mua nuk ka asnjë alternativë tjetër. Koalicioni LDK-VV ka shumë sfida para vetes, por duhet ta ketë vetëm një interes: atë të qytetarëve të Kosovës”.

Po të vërehen me kujdes fjalët të parës grua ish kandidate për kryeministre, aty vërehet një kujdes farmaceutik. Aty nuk evitohet të thuhet se kush doli partia e para dhe nëse do ta drejtojë apo jo Albin Kurti qeverinë e re, duke dëshmuar se Osmani ka dashur të ruajë ekuilibret fraxhile mes rrymave që ekzistojnë në partinë e saj. Megjithatë ajo ka pasur guximin të hedhë hapin e parë duke vendosur vijat e kuqe se nuk mund të ketë qeveri tjetër përpos asaj të dy partive opozitare.

Osmani ka kuxuar të bëjë atë që nuk e bënë drejtues të tjetë të LDK, e koracuar nga legjitimiteti që i dha rezultati i votës që e ngjiti partinë e vjetër të Rugovës në kuririn e 200 mijë votave që nuk i kish marrë prej 15 vjetësh. Nga kjo përkrahje ajo vendosi të përcaktojë vijat e kuqe të koalicionit të ardhshëm. Por ajo u kujdes të luajtë edhe modesten duke qetësuar rivalët e saj të brendëshëm në parti me shprehjen se “Unë do të punoj dhe do t’i shërbej vendit tim, pavarësisht se ku jam”.

Lexo më tej deklaraten e plotë:

Vjosa Osmani shpall vendimin: Në qeverinë e re bashkë me Albin Kurtin

Tani gjithkush do e ketë më të vështirë të ngrejë zërin brenda LDK-së për ndonjë puç kundër koalicionit të partive opozitare. Aq më tepër që fituesi i zgjedhjeve Albin Kurti po luan me LDK-në lojën e shkopit dhe të karrotës: Nga njëra anë ai po i lutet përditë për koalicion, por nga ana tjetar ka kërcënuar se nëse tek kjo parti dominon rryma kundër tij, ai është i gatshëm të shkojë sërish në zgjedhje.

©Lapsi.al



2 Comments

  1. Nuk po percan. Po mundohet te mos lere pulen e madhe amerik qe nuk rri dot pa ngrene….. te mos i vere kercunj nen rrota. Sigurisht me ndihne pulash te vogla nga perbrenda. Pula nuk rri dot pa ngrene ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *