• |
ide | kryesore

Kosova, i mohon hyrjen Crvena Zvezda, qeveria serbe sulmon: “Përjashtojini nga FIFA e UEFA”

Sport



Crvena Zvezda është ndaluar të hyjë në territorin e Kosovës. Skuadra e kryeqytetit serb duhet të mbërrinte në Zvecan për të luajtur 1/16 e finales së Kupës së Serbisë kundër skuadrës vendase, Trepca, por Kosova ka qenë e qartë në arsyetimin e saj. Një vit nga gjesti i shqiponjës së kosovarëve të Zvicrës, Xhaka e Shaqiri, kundër Serbisë në Botëror, vjen një tjetër rast që do të bëjë të diskutohet. Si raporton Associated Press, Crvena Zvezda e Beogradit është ndaluar të futet në terriotin kosovar, për të luajtur në Zvecan, vend me mazhorancë serbe, kundër Trepca, që edhe pse ndodhet në Kosovë diskuton kampionatin dhe kupat e Serbisë.

Nuk ka qenë e mundur për shkak të tensioneve politike që pasuan pavarësinë e Kosovës, asnjëherë e pranuar nga Serbia, që vazhdon ta konsiderojë një provincë me mazhorancë shqiptare. Për këtë arsye autobusi që mbante lojtarët e Crvena Zvezda është ndaluar në kufi në Jarinje. Urdhëri i policisë ishte të ndalonin hyrjen e skuadrës e kështu ndeshja nuk u luajt. Do të zhvillohet megjithatë, si sqaron ANSA, në fushën e Federatës Serbe, pak kilometra nga Beogradi.

Ndeshja ishte parashikuar si problematike, në pikën që FIFA e UEFA (ku Kosova bën pjesë) kishin vendosur që ishte më mirë të luhej se ta ndalonin. Por qeveria e Prishtinës vendosi ndryshe e tani sulmohet nga ajo e Beogradit, që kërkon sanksione të jashtëzakonshme si përjashtimi i Kosovës si nga FIFA ashtu dhe nga UEFA.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *