• |
ide | kryesore

Pas dorëheqjes së “kupolës”, komandohet drejtori i ri i Kadastrës së Vlorës (EMRI)

Lajme, Të fundit



Pas dorëheqjes së Elona Hodajt në Kadastrën e Vlorës, në këtë krye të kësaj drejtorie është komanduar Taulant Canameti.

Mësohet se Canameti do të drejtojë institucionin e Kadastrës deri në emërimin e një drejtori të ri, pas dorëheqjes së Hodajt, e cila la detyrën bashkë me nëndrejtorin Krenar Xhemali.

Hodaj qendroi në këtë detyrë vetëm për pak ditë, e emëruar për të zëvendësuar pararendësin e saj, Alteo Nazërajn.

Shkak për këto dorëheqje dyshohet të jetë bërë hapja e “dosjeve të nxehta” për pronat, që kanë sjellë shumë përplasje kohët e fundit.

Kadastra e Vlorës është kthyer së fundmi në një zonë e “minuar”, pasi dy grupe të ndryshme pretendojnë për pronësinë e të njëjtës pronë në zonën e Jalës. Gjykata e Vlorës ka dhënë një vendim të formës së prerë për marrjen e pronës nga njëri prej grupet. Ndërsa Kadastra e Vlorës ka kërkuar prej koësh pezullimin e këtij vendimi duke favorizuar palën tjetër.

Pak ditë më parë, pati një përplasje mes Hodajt dhe nën-drejtorit të ALUIZN-it, Taulant Canametit, pasi ky i fundit firmosi një dokument duke favorizuar njërën palë për pronën në fjalë. Vendimi u anulua menjëherë nga Hodaj, duke shkaktuar debate mes dy zyrtarëve.
Ndërkaq, pak javë më parë, një grup pune i Krimit Ekonomik çoi për hetim 23 punonjës të këtij institucioni, pasi akuzohen se kanë tjetërsuar pronat. Menjëherë pas kësaj lëvizjeje, erdhi dorëheqja e nën-drejtorit të Kadastrës Ardian Mustës.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *