• |
ide | kryesore

Nga atentati tek sulmet me eksploziv, kush është Elvis Gaçaj i arrestuar sot në Durrës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Durrësit ka arrestuar 44-vjeçarin Elvis Gaçaj, pjesë e klanit ‘Duka’ në Tiranë, teksa është vënë në ndjekje të tij pasi i ka ikur postbllokut, ku i është zbuluar një armë zjarri pa leje.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Dalin pamjet/ Si u arrestua Elvis Gaçaj, “gabeli” i klanit “DUKA” që sfidoi Policinë 

Por, kush është Elvis Gaçaj?

Gaçaj rezulton person me precedentë penalë, pasi është përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale. Në Prill të këtij viti, ai është arrestuar së bashku me Leonard Dukën në Tiranë, ndërsa armën e hodhën nga ballkoni i banesës sapo konstatuan policinë.

Në vitin 2015, Gaçaj ka qenë objektiv i një atentati te “Lulishtja 1 Maji”, në kryeqytet, ku u vranë dy persona, ndërsa ai mbeti i plagosur. Në këtë atentat, mbetën të vdekur gabimisht shtetasit Aurora Oskain dhe Kevin Rugova, ndërsa shpëtoi shoqja e Aurorës, Eda Gjura.

Sipas autorëve, shkaku i konfliktit mes tyre ishte sepse disa muaj para ngjarjes, i arrestuari në aksionin e sotëm, Elvi Gaçaj, u kishte propozuar që të punonin për të për të shpërndarë drogë, hashash, në zonën e Tiranës së Re dhe kompleksin sportiv “Dinamo”.

Gjithashtu, 44-vjeçari akuzohet dhe si personi që dispononte dhe financonte parcelat me hashash në zonën e Shëngjergjit. Elvis Gaçaj, 44 vjeç, brenda viteve 2013-2015 u kishte shpëtuar edhe dy atentateve të tjera, ndërkohë që sulmet e mëparshme për ta eliminuar ishin kryer me eksploziv.

Në atentatin e parë u plagos lehtë nga shpërthimi i një sasie tritoli në makinë. Atentati i dytë mbeti në tentativë, pasi lënda plasëse nuk shpërtheu. Gaçaj akuzohet se ka kryer një vrasje në vitin 1992 dhe një plagosje në vitin 2008.



2 Comments

    1. ky ben per te gjith, sidomos per ato te shtesave si gjuzi. ka lek. burg ka bo. e ka fix cv. ky mund ta zgjedh partin ku te aplikoj per deputet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *