Rreth 40 % e shtetasve shqiptarë që largohen nga vendi për të emigruar në kërkim të kushteve më të mira të jetesës, rezulton të kenë kryer studimet universitare. Kjo e dhënë shqetësuese që tregon për avancimin e ikjes së “trurit”, është publikuar në raportin e fundit të Bankës Botërore (BB).
Kjo dukuri është në fakt e përbashkët kryesisht për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të një pjese të Evropës Lindore, ku të ardhurat për frymë janë shumë të ulëta. Kështu, personat me arsim të lartë përbëjnë 55% të numrit total të emigrantëve nga Bosnja dhe Hercegovina, më shumë se 40% të emigrantëve nga Armenia dhe Letonia dhe afro 40% të emigrantëve nga Shqipëria, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Republika Kirkize, Kazakistani, Rumania dhe Taxhikistani.
Megjithatë, ritmet e punësimit kanë qenë të ngadalta, duke bër që treguesit e varfërisë të mbeten në vend-numëro. Ndërkohë, papunësiau ul me 11.5 për qind në çerekun e dytë të 2019. Pagat reale u rritën me 3.3 për qind mesatarisht, kryesisht në shërbime (tregti dhe transport, dhe sektorë të turizmit).
Raporti i Bankës Botërore mbi zhvillimet më të fundit në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore pohon se përqindja e emigrantëve është rritur vrullshëm gjatë katër dekadave të fundit, ku një në çdo tre emigrantë në botë tashmë largohet në një vend pritës evropian.
mjafton kjo statistik qe te kuptosh pse kemi ngel me nje klas politike horrash. iken truri dhe rrin kollodoket si puna Ram trecerekshit, Like floririt, Bash solistit, dr. Mone cizmja, Tao palla, Saje qorri, Erjon fiku, dashi, doshi, cami, greku, nardi, Medi gerdeci dhe babalja shoku te gjitheve ketyre.
Po na hik petlla! dmth truri ha ha ha..Nuk e shikoj kaq tragjike..Ata me universitet qe ikin ne shumicen e rasteve nuk dine vjeren e zanatit te tyre..Ne fakt ajo qe me preokupon eshte popullsia dhe mbi te gjitha zanatcinjte pa per ata fare “intelektualesh” nuk ka problem..
Well done!
Shkoni sa me shpejt e shpetoni koken, lerini hajdutet me kollare dhe ordiner te **** me veten e tyre.