• |
ide | kryesore

Opozita fiton në Kosovë/ Bushati jep mesazhin e kriptuar: Nuk kanë lidhje me oligarkë, mediat…

Arkiva, Lajme, Të fundit

Ish-minstri i Jashtëm Ditmir Bushati vlerësoi fitoren e opozitës në Kosovë, Albin Kurtit të Vetëvendosjes dhe Vjosa Osmanit të LDK-së, duke theksuar se kandidatët për kryeministër nuk kanë pasur lidhje apo marrëdhënie okulte me oligarkinë financiare të Kosovës.

Bushati shkon edhe më tej kur thotë se raporti i tyre me mediat është më i mirë se i politikanëve shqiptarë.

“Është raporti me ekonominë, në rast se e shohim të dy kandidatët qoftë Albini qoftë Vjosa, nuk mund të thuhet për asnjërin që në të shkuarën të tyre të kenë pasur lidhje apo marrëdhënie okulte me të ashtuquajturën oligarki financiare në Kosovë. Raporti i tyre shumë i ndryshëm me mediat, nga raporti që përgjithësisht ne politikanët në Shqipëri kemi me mediat. Mënyra si u pasqyrua fushata dhe një lloj kordoni sanitar që përcaktuan kandidatët dhe partitë politike për ekrane dhe studio të caktuara të cilat konsideroheshin si studio në duart apo instrument të qarqeve të caktuara politike apo ekonomike. Mendoj që këto lloj elementesh ne gjithashtu duhet ti kemi parasysh në administrimin e të gjithë jetës politike në Shqipëri”, u shpreh Bushati në emisionin “Përballë”.

Bushati vlerëson kandidatët e opozitës në Kosovë falë raporteve të distancuara të saj me oligarkët në Kosovë dhe mediave të kapura, duke bërë një ‘mea culpa’ për politikën shqiptare, pjesë e së cilës është prej vitesh. Me këtë qëndrim ish-ministri vendoset kundër establishmentit politikë-oligarkë-media në Shqipëri, pasi vlerëson këto dy pika tek kandidatët e opozitës kosovare. Tjetër qëndrim ky i kundërt nga Edi Rama që jo vetëm mohon oligarkinë në Shqipërinë, por edhe bën avokatin e tyre në publik. Kujtojmë se Rama vendosi t’i kurojë estetikisht oligarkët shqiptarë në një mbledhje me ta vetëm pak ditë më parë në Tiranë. ©Lapsi.al 

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Rama i shqetësuar: Po shtohen thirrjet për djegjen e bizneseve dhe shtëpive të “oligarkëve të urryerr” 

Rama, kirurgu estetik i oligarkëve 

6 Comments

  1. Ndyrresira Kryeminiater, dhuron Rrugen Kombetare, Rrugen e Kombit, per shfrytezim prvat.

    Kjo eshte paraja me Qyl, me e ndyre qe mund te mblishet nga Oligarket.

    Transfer on prona publike, cut ne kontrata detyres, 30 vjecare si I do qejfi. Monster

  2. Ky mjerani down, i keq perdorur dhunshem nga zezaket ne Brazil, hajdut ordiner i buxhetit ne MEPJ, analfabet me diploma Kristali, ku e gjene guximin dhe del e jep mend valle?! Eshte koha e antivleres ku i degjeneruari, orospi mashull, jep leksione papushim. Kjo vemje dhe pasardhes vemjesh ben pis edhe pisllekun vet.

  3. Sherbimi I Patrulles se portaleve, ne Departamentin e Propogandes te Keshillit te Ministrave, duket qe eshte ne kete te detyres.

    Ore majmune.

    Gjeni nje pune per te qene.

    Udheheqesi Suprem, ua ka futur edhe juve, me Oligarket e tij. Po ju rrjep xhepat, dhe ju nuk e kuptoni.

  4. E kuptojne shume mire se e njohin me se miri pundhenesin. Po nuk kane cfare bejne. E kane bere kompromisin me kohe. Eshte zgjedhja e tyre fatale qe pak nga pak i ka degraduar ne piken qe tashme jane prej te humburve. Fatkeqsi. Gjynah.

  5. Shteti Shqiptar jeton ne saj te informalitet historikisht, keshtu thojne librat e historise boterore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu