• |
ide | kryesore

Pas “sherrit” virtual, Fjoralba dhe Olti në të njëjtin program televiziv

Paparazzi, Slider



Disa muaj më parë, bëri bujë në media sherri publik mes moderatores Fjoralba Ponari dhe opinionistit Olti Curri.

Olti thumboi përmes një videoje Fjoralbën për gafën që ajo kishte bërë gjatë emisionit, ku shprehej:

“Fatmirësisht sot të lindësh e bukur nuk është thjesht çështje fati, është edhe çështje profesionale”.

Mes dyshes nisën replikat e shumta, mirëpo duket se gjithçka është lënë pas. Në mini-intervistën e saj nga ndjekësit në InstaStory, Fjoralba ka habitur me deklaratën që ka bërë për Oltin. Ajo ka treguar se do ta respektojë Oltin për pozicionin që ka tek “E diell” pavarësisht se s’mund të bëhen shokë të ngushtë sa hap e mbyll sytë.

“Nuk do bëhemi papritur shokë të ngushtë jo. Ama, do ta respektoj për pozicionin që ka te “E diell”- ka shkruar Fjoralba në Instastory.

Ndërkohë, opinionisti nuk ka bërë ende asnjë reagim lidhur me deklaratën e Fjoralbës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *