• |
ide | kryesore

“Rrihe, por mos i lër shenja!”/ Rrëfimi drithërues i vajzës së re

Lajme, Të fundit



“Një ditë kur do dilja me motrën e tij dhe me atë, ai më goditi me shkopinj që lahen çimentot, nuk donte të dinte çfarë kishte në dorë, ai vetëm më godiste”.

Kur Nela e njohu përmes Facebook-ut bashkëshortin e ardhshëm ishte 19 vjeç. E mbajti sekret lidhjen dhe kur prindërit e kundërshtuan fejesën , ajo u largua prej tyre. Por gjatë një viti e gjysmë martese e reja u izolua në shtëpinë e re dhe nuk iu dha aspak ngrohtësia që gjendet në familje. Vajza ishte shumë larg rolit që kërkoi t’i jepte familja e re.

“Ata thonin që nuk bëja punë, po unë i bëja të gjitha, kisha një zakon të keq nuk i kontrolloja xhepat e pantallonave dhe ata më rrahën të gjithë, shkoja si top sa te njëri te tjetri”, – tregon gruaja.

Dhunën nuk ia kursyen as kur ishte shtatzënë.

“Doja të shkoja te mami i thashë hajde më ço, vjehrra tha rrihe Marius, por mos i lër shenja”, rrëfehet Nela.

Për shkak të dhunës së vazhdueshme në muajin e nëntë të shtatzënisë, ajo u largua nga bashkëshorti derisa u bë nënë.

“Njoftova vjehrrën, i thashë o ma u bëra me djalë, por vjehrra më tha vetë ike”.

Sidoqoftë Nela ia dha edhe një mundësi ish-bashkëshortit dhe familjes së re, por ata kërkonin nga nusja vetëm bindje. Situata ishte e njëjtë ,madje u përkeqësua edhe ndaj prindërve të saj.

Ish-bashkëshorti i saj gjendet në burg, ndërsa Nela është kthyer tek prindërit, të cilët përveç nipit të vogël jetojnë edhe ata me urdhër mbrojtjeje./TCH



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *