• |
ide | kryesore

Sherr grash/ zonja Rooney sulm frontal asaj Vardy: “Ke shitur informacione mbi mua në gazeta…!”

Sport



Nëse gratë e futbollistëve janë të rëndësishme, në Angli janë një institucion i vërtetë. Dhe shumë çka lidhet me to, nga thashethemet e deri te lajmet serioze, përfundon në gazeta, veçanërisht në tabloide. Pyetja që ngrihet është: kush “i dhuron” shtypit informacionet sekrete që duhet të ishin private? Sigurisht, mediat kanë burimet e tyre të besuara. Dhe në rastin e Coleen Rooney, bashkëshortes së sulmuesit të D.C.United, informatori duket se është një mikeshë shumë e ngushtë. Akuza vjen direkt nga vetë zonja Rooney, që shpjegon gjithçka në rrjetet sociale…

“Kjo ka qenë një peshë e rëndë në zemrën time për vite me radhë dhe më në fund arrita ta zbuloj. Për shumë vite një person tek i cili kisha besim dhe që e kisha lejuar të më ndiqte në Instagramin tim personal ka informuar “The Sun” me historitë dhe postimet e mia private. Shumë informacione të miat dhe familjes time kanë dalë pa leje. Kisha një dyshim dhe për ta provuar më lindi një ide. I bllokova të gjithë nga historitë e mia në Intagram, përveç një “account”-i. Pastaj nisa të postoj histori jo të vërteta, për të parë nëse do të përfundonin te “The Sun”. Dhe kështu ndodhi, pra Coleen Rooney e di se kujt i përket “account”-i që spiunonte gjithçka: Rebekah Vardy. Një histori që, ironikisht, është “dhuratë” nga qielli për tabloidet, që “ziejnë” rreth miqësisë së tradhtuar dhe të marrë fund.

Dy mikeshat, dukeshin të pandashme, edhe pse Wayne e kishte paralajmëruar Vardy në 2016 për sjellje jokorrekte të Rebekah ndaj bashkëshortes së tij. Lady Vardy nga ana tjetër ndodhet me pushime në Dubai dhe është përgjigjur nëpërjmet Twitter ndaj (ish?) mikeshës së saj. “Jam me pushime, jam shtatzënë dhe nuk e di se përse duhet të shkruaj këto fjalë. Gjithsesi, do të doja të më kishe marrë në telefon nëse mendoje diçka të tillë, mund të ndryshoja “password” dhe të shikoja nëse gjëja mbyllej këtu. Nuk i kam dhënë kurrë gazetarëve asnjë lajm për ty. Nuk më duhen para, pse duhet ta bëj? Gjatë viteve shumë njerëz kanë hyrë në llogarinë time në Instagram pa leje. Ndihem e neveritur që më duhet të shfajësohem. Duhet të më kishe telefonuar që herën e parë që ke patur këto dyshime”. Njëra akuzon, tjetra mohon. Kështu telenovela sapo ka nisur…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *