• |
ide | kryesore

Sherri për lejet mjedisore/ Klosi sfidon Veliajn: Ndërhyrja e Bashkisë është e pavlefshme

Lajme, Të fundit

Pas përplasjeve në distancë me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkoi që lejet mjedisore të kategorisë C të kalonin në kompetencën e Bashkive, ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi, ka shpallur në këtë drejtim ndërmarrjen e një nisme. Bëhet fjalë për heqjen përfundimtare të këtyre lejeve dhe për zhvendosjen e trajtimit të rasteve të shkeljeve mjedisore në përgjegjësinë e Ministrisë së Rendit.

Në një takim të zhvilluar mëngjesin e sotëm me grupet e interesit, ministri Klosi theksoi se ndërhyrja e Bashkive në të tilla rastet e shkeljeve mjedisore është e pavlefshme. Sipas Klosit, ndotësit e vërtetë të mjedisit nuk kanë bizneset e vogla, që janë poshtë pallateve, dhe Ministria që ai drejton do të fokusohet te lufta me ndotësit e vërtetë të mjedisit.

Do të shpallim një platformë të plotë të institucioneve që merren me mjedisin. Një nga problematikat më të mëdha kanë qënë ato të biznesit të vogël. Me një vendimmarrje të 2014-2015, kur ligjvënësi ka qënë i detyruar dhe ka menduar se ishte e nevojshme që të ishte i pajisur me një leje. Është kthyer në një barrë të plotë të biznesit tonë. Leja është shëndërrruar në një leje kufizuese. Ka ardhur pika e vlimit dhe ne duhet të ndryshojmë. Nuk është leja mjedisore ajo që lejon një furrë bukë apo një klub. Këto biznese ndikojnë në mjedis por në lagje dhe një pallat. Ka nivel të ulët shkarkimesh në ajër, ujë dhe tokë. Gjenerojnë mbetje të riciklueshme. Duam të heqim kategorinë e lejeve C.”- ka thënë Klosi.

Thënë kështu, kjo nismë mund të konsiderohet si një përgjgje flakë për flakë ndaj Veliajt, i cili para pak kohësh sulmoi hapur Klosin, të cilit i kërkonte që lejet t’i kalonin Bashkisë dhe t’i hiqeshin inspektoriateve. Kryebashkiaku madje shkoi edhe më tej, kur hodhi edhe akuza indirekte ndaj kolegut socialist dhe dikasterit të drejtuar prej tij dhe duke i quajtur inspektoriatet si “struktura të korruptuara”. Megjithatë, ministri ka bërë një “mea culpa”, duke pranuar abuzimet e inspektorëve duke u shprehur se “është fakt, duhet ta pranojmë unë i pari kokëulur, inspektorët merren me një lavazh, dhe harrojnë ndotësit e vërtetë. E kemi shpallur nismën tonë. Shkeljet mjedisore do t’i kalojnë ministrisë së rendit”. ©Lapsi.al

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu