• |
ide | kryesore

Shkatërrohet banda e grabitësve, hynin në banesa kur pronarët ishin në gjumë

Arkiva, Lajme, Të fundit
karabiniere, Itali



Një bandë grabitesish është shkatërruar në Torino, ku pas hetimeve u zbuluan së paku 17 raste grabitjesh në banesa. 

Në pranga janë vënë disa anetarë të bandës, shqiptarë dhe italianë, por ende nuk bëhën të ditur emrat e tyre.

Mediat fqinje shkruajne se ata shkonin nëpër banesa, që i piketonin që më parë, duke perfituar nga nata, kur pronarët ishin në gjumë.

Kryesisht grabisnin banesa që ishin disi të izoluara, për të mos u parë nga persona të tjerë, ndërkohë që më vete mbanin shkopinj dhe thika që të vepronin nëse diktoheshin nga pronarët e shtëpive.

Policia ka dokumentuar 17 raste grabitjesh në Torino, në provincat e Biella, Novara dhe Perugia.

Ata merrnin nga banesat sende floriri, ora, bizhu dhe para të thata, shpesh edhe makinat dhe largoheshin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *