• |
ide | kryesore

Skandali në Kadastrën e Vlorës, tre drejtorë dorëhiqen të kërcënuar nga mafia e pronave

Arkiva, Lajme, Të fundit

Kadastra e Vlorës është në gjendje kolapsi, jep dorëheqjen drejtori i tretë brenda një muaji. Në zyrat e Agjencisë Rajonale të Kadastrës së qytetit bregdetar ka ndodhur ajo që nuk është parë kurrë në ndonjë institucion tjetër shtetëror.

Tre drejtorë brenda një muaji japin dorëheqjen dhe shkak është fakti që nuk arrijnë të zbatojnë një vendim të Gjykatës së Lartë, për një pronë në bregdet. I pari që dha dorëheqjen në 9 shtator ishte Florian Almadhi, i cili u zëvendësua nga Alteo Nazeraj. Ky i fundit nuk qëndroi as 10 ditë në detyrë dhe deklaroi gjithashtu dorëheqjen. Në vend të tij u emërua Elona Hodaj, e cila bëri të njëjtin akt këtë të martë.

Të gjithë largohen nga drejtimi i Kadastrës me pretekstin e problemeve personale apo shëndetësore, por ngërçi qëndron në zbatimin e një vendimi të Gjykatës së Lartë. Mafia e pronave kërcënon drejtorët të mos e zbatojnë këtë vendim, që ndalon çdo veprim për shitjen ose blerjen e një prone në bregdet dhe ata nuk gjejnë rrugë tjetër, veçse të firmosin dorëheqjen. Vetëlargimet në seri vijojnë ta mbajnë në kolaps situatën në Kadastrën e Vlorës, ku brenda një muaji janë ndryshuar disa drejtorë, nëndrejtorë dhe juristë, fakt që tregon se ky institucion vazhdon të mos funksionojë.

Regjistrimi i kësaj prone në bregdet duket se mban peng ecurinë e të gjithë punës së këtij institucioni. Me një vendim të Gjykatës së Lartë, prona në fjalë duhet të bllokohet e të mos vijojnë procedurat e shitjes apo blerjes, ndërsa më herët Gjykata e Apelit të Vlorës kishte vendosur vijimin e këtyre procedurave.

Për rastin e fundit të dorëheqjes, drejtoresha tashmë e dorëhequr, Elona Hodaj, dhe nëndrejtori, Taulant Canameti, kanë pasur përplasje mes tyre pasi kanë dhënë dy vendime të kundërta mbi pronën. Canameti, sipas burimeve, firmosi bllokimin për pronën në bregdet duke zbatuar vendimin e Gjykatës së Lartë, ndërsa Elona Hodaj e anuloi firmën e Canametit me argumentin se nuk e kishte autorizuar.

Kaosi në drejtimin dhe funksionimin e Kadastrës mund të vërehet edhe nga jashtë godinës, rreth së cilës shpesh vihen re efektive civilë të Policisë, që besohet se qëndrojnë aty për sigurinë e institucionit.

LAME: SHERRET NË VLORË, PËR BREGDETIN

artan lame1

Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, duke komentuar situatën në Kadastrën e Vlorës, ku forcat të shumta të Policisë mbërritën në këtë institucion për të hetuar mbi përplasjet për pronën në bregdet, u shpreh se Vlora mbetet një nga qytetet më problematike në këtë aspekt, shkruan panorama.

Lame nga ana tjetër e lidh këtë situatë me vijën e madhe bregdetare të këtij qarku, duke bërë që çështjet ku shumë palë të kenë pretendime për një pronë, të jenë më të shumta se në çdo qark tjetër. “Problematika në Vlorë ka të bëjë me atë të pronave, ndaj dhe sherret janë më të mëdha në Vlorë se në Tropojë. Kjo, për faktin se në Tropojë nuk ka bregdet, jo se janë burra më të mirë”, u shpreh Lame.

5 Comments

  1. “Jo se jane burra me te mire ne tropoje “?!!!!!!!!!!!!
    Ca esht ky bloger /pronar kafje ne shijak apo drejtori Agjensise Shteterore te Kadastres ?!!!

  2. He pra shqiptaret, trimat e leshit ? Pse nuk ja keni mshu akoma kti qe po ju vjedh dhe pronat me ramen ? Ikni beni shqiponjen tani langaraq.

  3. Keta rilindasit nga i pari tek i fundit, perdorin te njejten gjuhe fyese si komandanti legjendar qe iu prin.

    Gjuhe arrogantesh dhe rrugacesh. Nuk e kuptoj si u nenshtrohen qytetaret shqiptare ketyre funderrinave pa shtylle kurrizore, ketyre uzurpuesve te institucioneve. Ky Lame para nja dhjete vjetesh na hiqej parimor i madh, tani ka shkuar ferra ne rrenje.

    Zgjohu o popull, o vdekje o liri, se nuk ka per ta sjelle demokracine as Gjermania, as Franca, as Hollanda…

  4. Me informacionin e kafeneve, Lamja dhe kryeministri jane te perzjere keqas ne kete llumin e pronave ne Qeparo dhe jo vetem ne Qeparo. Ne kete artikull perdoret emertesa “mafja e pronave” Dhe sipas gjykimit tim racional mafja e pronave eshte shteti (hipoteka, gjykata etj) ose me sakte shtetaret e kesaj qeverie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu