• |
ide | kryesore

Të apasionuar pas ngjitjes në male, njihuni me të rinjtë që eksplorojnë natyrën në jug të Shqipërisë (FOTO)

Arkiva

Pasioni i dy të rinjve për të eksploruar natyrën dhe për t’u ngjitur në male, tërhoqi nga pas edhe shumë të tjerë. Është historia Sotir Kaçit dhe Agush Hides nga Libohova. Fillimisht ngjitjet nëpër malet e jugut të Shqipërisë i bënin vetëm. Çdo gjë dokumentohej përmes videove dhe fotove që bëheshin më pas virale në rrjetet sociale. Kjo ngacmoi edhe shumë të tjerë, të cilët iu bashkangjitën itinerareve të tyre.

Sot janë një grup me mbi 10 persona të mbledhur rreth një klubi sportiv me emrin “Libohova Hiking”. Me profesione të ndryshme dhe secili në punën e vet gjatë ditëve të javës. Fundjava i bën bashkë në shtigje të reja; sa nga njëri mal në tjetrin; nga një destinacion më i afërt në një tjetër më larg Libohovës. Ngjitjet në male kanë qenë të ndryshme, jo vetëm në qarkun Gjirokastër, por edhe në Vlorë, Sarandë e gjetkë.

E ardhmja është premtuese jo vetëm për shkak të pasionit të tyre për eksplorimin e natyrës, por edhe për interesin gjithnjë në rritje që ka sporti i Hiking edhe në radhët e të huajve që vijnë në vendin tonë. Synimi është që “Libohova Hiking” të ofrojë guida për turistët në jug të vendit. Asgjë nuk është e pamundur.

Ne kemi një natyrë të mrekullueshme, e gjitha për t’u zbuluar nga vendasit dhe të huajt. “Libohova Hiking” ka nisur një rrugëtim. Bëhuni pjesë e tij, për të provuar ndjesi fantastike që t’i dhurojnë veç lartësitë e maleve dhe natyra jonë e bukur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu