• |
ide | kryesore

Trafik heroine nga Italia në Holandë, kapet në Fier mafiozi shqiptar

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një person i dënuar në Itali me 18 vite burg për trafik të drogërave të forta është kapur në shtëpinë e tij në Dërmënas të Fierit. Policia tha se gjatë operacionit për kapjen e tij u sekuestrua një pushkë dhe një sasi kanabisi.

I arrestuar është 45-vjeçari Fredi Genica, i cili kërkohej nga Interpoli që nga v.2016, pasi është dënuar si drejtues i një organizate kriminale.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni i koduar “Dërmënas”.

Operacion nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me FNSH Fier dhe Interpol Tirana.

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 18 vite e katër muaj burg.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis dhe 1 armë gjahu “Karabinë”.

Operacioni u zhvillua në fshatin Dërmënas, ku në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative dhe punës së mirëorganizuar, në banesën e tij u kap dhe ndalua shtetasi:

•F. G. 45 vjeç, banues në Dërmënas

Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Interpol Tirana në datën 20.01.2016, pasi Gjykata e Milanos Itali e ka dënuar me 18 vite e 4 muaj burg për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafik droge (Heroinë) në sasi të mëdha”.

Gjatë operacionit u sekuestrua edhe një sasi lëndë narkotike kanabis dhe 1 armë gjahu “Karabinë”.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *