• |
ide | kryesore

U akuzua për mashtrim nga babai, Drake i përgjigjet publikisht

Paparazzi, Slider



Drake i është përgjigjur të atit, Dennis Graham, pas pretendimit të këtij të fundit se reperi gënjen në lidhje me marrëdhëniet për të shitur albumet.

“U zgjova sot shumë i lënduar,” shkroi Drake në Instagram, “Babai im është në gjendje t’i thotë çfarëdo lloj gjëje kujtdo që është i gatshëm ta dëgjojë atë. Është me të vërtetë trishtuese kur familja përfundon kështu, por ç’mund të bëjmë. Me këta njerëzit na ka rastisur të jemi afër.”Më pas, Drake shtoi se “çdo gjë e përdorur në këngë ka qenë e vërtetë dhe ndonjëherë e vërteta është e vështirë për t’u pranuar nga disa njerëz”.Përgjigjja e tij erdhi si pasojë e një interviste të fundit të Graham në Power 106 në radion KPWR në Los Angeles. Ai u shpreh se Drake sajon detaje mbi marrëdhëniet me njerëzit për të shitur albumet.
Më parë, nëpër këngë, Drake është shprehur se i ati ka pasur probleme me alkoolin dhe ka qenë një baba që ka munguar në jetën e tij.
“Kam biseduar me Drake me këtë. Unë gjithmonë kam qenë pranë tij,” tha Graham. “Flas me të, në mos një ditë, patjetër ditën tjetër. Me të vërtetë biseduam për këtë. Unë i thashë: ‘Drake, pse po i thua këto gjëra për mua? Nuk është mirë’. Ai më tha, ‘Babi, këto i shesin albumet’.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *