• |
ide | kryesore

Vdekja e Pantanit, shpërndarësi zbulon: “Nuk vdiq nga kokaina, e kanë vrarë”

Sport



“Marco Pantani nuk vdiq nga kokaina. Atë e kanë vrarë. Ndoshta gabimisht, por është vrarë”. Këto janë fjalët e Fabio Miradossa, shpërndarësit të drogës të ish-ciklistit, që u gjet pa jetë në 14 shkurt 2004 në dhomën e tij të hotelit në rezidencën Le Rose në Rimini. Ishte pikërisht Miradossa që i ka shitur dozën e fundit, vdekjeprurëse sipas drejtësisë: “Kërkonte shumë, por Marco ishte i kthjellët kur e vranë. Jam i bindur se ishte i kthjellët”.

“Nuk e di përse në kohën e vendimit, policia e karabinierët nuk i shkuan deri në fund – ka deklaruar Miradossa për programin investigativ Le Iene -. Thanë se Marco ishte në delir për shkak të substancave që kishte marrë, por unë jam i bindur se Marco kur është vrarë, ishte i kthejllët. Marco ka qenë tek Touring, e ka konsumuar aty e në rikthimin në Residence Le Rose ishte i kthjellët”.

Drejtësia e ka mbyllur cështjen duke folur për vdekje nga mbidoza e kokainës. “Marco kërkonte shumë kokainë. Ku duam të dalim? Nëse ato 20 gramët e fundit…”, ka thënë Miradossa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *