• |
ide | kryesore

Video/ Argjentina rikuperon dy gola në 45 minuta: Gjermania befasohet nga zëvendësuesit

F1, Sport, Video



Miqësorja, që miqësore kishte pak për të qenë për shkak të intensitetit, nervave dhe kontrasteve të forta, ka përfunduar në barazim 2-2 me Gjermaninë e Argjentinën fituese secila nga një pjesë loje. Avantazhi i dyfishtë i pjesës së parë nga skuadra e Low është fshirë nga rikthimi i amerikano latinëve në 45 minutat e dyta të një ndeshje spektakolare.

Supersfida është zhbllokuar pas vetëm pak minutash lojë: është i zakonshmi Gnrabry që ka shënuar golin e tij numër 11 në 12 ndeshje më “Mannschaft” i shërbyer nga Klotesmann, që ka ndëshkuar Aergjentinën, pa Messi, por me Dybala e Lautaro. Për ta dyfishuar rezultatin ka menduar Havertz në minutën e 22′, në përfundim të një aksioni të brilant të skuadrës së Panzerave.

Për të parë Argjentinën e rrezikshme u desh të priteshin veprimet individuale të Albiceleste, ku më i rrezikshmi ishte De Paul, që provoi një të majtë të fortë nga jashtë që përfundon në shtyllë. Përgjigjia gjermane erdhi nga këmbët e Halstenberg në goditjen e dënimit, por ekzekutimi i tij përfundoi në traversë. Në pjesën e dytë, amerikano latinët janë krejt skuadër tjetër. Alario, lojtar i Bayer Leverkusen, rigjallëroi sulmin e “Albiceleste” dhe ngushtoi diferencën me një supergol me kokë.

Gjithnjë ‘Pipa’ ishte protagonist edhe në 2-2 finale: depërtimi i tij ishte deciziv për të djathtën e Ocampos, që mposhti Ter Stegen në shtyllën e parë. Mbrëmje pozitive për Argjentinën, por krejtësisht për tu harruar për dyshën e sulmit të reshtuar nga Scaloni: as Lautaro Martinez e as Paulo Dybala nuk arritën të përsëriten, pasi shënuar të dy në kampionat në ndeshjen e të dielës mes Inter e Juventus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *