• |
ide | kryesore

Zyrtare/ Milan prezanton Piolin në pankinë: “Inter? Po ngatërroni një fëmijë me një burrë”

Sport



Tani është zyrtare, Stefano Pioli është trajneri i ri i Milan. Tekniku është prezantuar në konferencën për shtyp, pasi ka marrë detyrën nga Marco Giampaolo, i shkarkuar një ditë më parë: “Vij me entuziazëm, jam thirrur nga një prej klubeve më prestigjoze në botë. Jam i bindur se mund të bëj një punë të mirë bashkë me shoqërinë që besoi tek unë – thotë tekniku i ri.

Ide, intensitet e pa paragjykime, janë armët me të cilat prezantohet tekniku kuqezi: “Duhet të luftojmë për të tentuar të shkojmë në Champions. Kjo është e sigurtë”.

Në fund edhe sqarimi për sulmin që i bënë tifozët e Milan, duke e konsideruar një interist e nisjen e hashtagut #Pioliout: “Kam respect të madh për tifozët, që kanë të drejtën e kritikës. Për mua është një stimul më shumë. Nuk kam rrjete sociale, nëse gjeni ndonjë profil, nuk është i imi. Cdokush është i lirë të shprehë opinionin e tij. Për Inter… Po flasim për asgjë. E shkuara është e shkuar. Është sit ë ngatërrosh një fëmijë 13 vjecar e një burrë, qeros e me mjekër. E me dëshirën e madhe të bëjë mirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *