• |
ide | kryesore

Pas “Jo” së franceze, ku ka të drejtë dhe ku gënjen Edi Rama

1, Arkiva, Ide



Burime të disafishta diplomatike bëjnë me dije se Parisi po e shpie drejt një “Jo”-je përfundimtare vendimin e 28 vendeve të BE-së për të hapur negociatat me Shqipërinë. Në një lajm të agjensisë Reuters, u raportua një zyrtar francez, i cili thoshte se as Shkupi dhe as Tirana nuk i kanë realizuar detyrat e shtëpisë. Madje me profesionalizëm, Reuters, nënvizonte se Franca është kundër politikave të zgjerimit me vende të reja, pa reformuar më parë një Bashkim Europian, vendimarrja e të cilit i ngjan gjithnjë e më shumë një kulle Babiloni.

Këto dy argumenta, kundërthënëse në dukje, janë në fakt dy anët e së njëjtës medalije që po e bën Shqipërinë të provojë shijen e hidhur të rrefuzimit për të tretin vit me radhë.

Lexo më tej:

Reuters: Franca si hap negociatat. Vendimi shtyhet për në 2020

Nga njëra anë, po shihet qartë se rrymat që nuk na duan në BE janë gjithnjë e më të forta. Fakti që të njëjtin qëndrim Franca pritet të mbajë edhe me Maqedoninë e Veriut, e cila bëri sakrificën sublime të ndryshimit të emrit, vetëm për të hapur dyert e BE dhe NATO-s në Bruksel, e dëshmon këtë.

Pra këtu nuk kanë të bëjnë as vjedhjet, as oligarkia, as reforma në drejtësi, as blerja e votës, as Avdylajt, as Bildi apo aventurat me shkëmbim kufijsh.

Rama ka të drejtë kur e përshkruan dështimin e Shqipërisë për të bërë përpara, me problemet e brendëshme të 28-shes. Natyrisht politikat emigratore, fuqizimi i ekstremit të djathtë dhe mbi të gjitha kokëçarjet që kanë shkaktuar demokracitë iliberale të vendeve ish komuniste, që nga Orbani e deri tek vëllai i mbetur Kazinski, e kanë komplikuar vendimarrjen e shteteve themeluese në BE.

Eksperienca e ish vendeve lindor që u pranuan përpara, sot po bie si mallkim, qoftë mbi ne që e meritojmë më pak, apo qoftë mbi Maqedoninë e Veriut që dorëzoi gjithçka.

Por, sado reale qofshin këto arsye, sado vendimtare të jetë kjo anë e errët e medaljes, përpjekja e Edi Ramës për ta parqitur atë si kleçkën e vetme të dështimit të Shqipërisë, siç bëri edhe në fjalimin e fundit në parlament, mbetet një gjysëm e vërtetë.

Faqja tjetër, pra ajo që e nxjerr kryeministrin gënjeshtar është fakti se Franca -ashtu sikurse raportoi Reuters- foli për kritere të pa plotësuara.

Vetëm pak ditë më parë, në parlamentin francez u zhvillua një seancë për emigracionin, ku Shqipëria u tregua si delja e zezë që i printe listës së azilkërkuesve. Në mënyrë jo krejt të pafajshme edhe presidenti Makron edhe kryeministri Filip e lidhën këtë fakt me realitetin e një vendi që do të hapë negociatat.

Skanimi/ Gjithçka duhet të dini për votimin e Bundestagut për Shqipërinë

Njësoj si Parisi edhe Haga e pati paralajmëruar qëndrimin, që kur parlamenti holandez votoi gjërësisht për ti vendosur vizat qytetarëve shqiptarë, për shkak se qveria jonë nuk është e aftë të luftojë krimin. Edhe Gjermania, megjithëse më dashamirëse, çdo vit është detyruar të shtojë kushte të reja, gjë që tregon se në Shqipëri, situata në vend të përmirësohet, degradohet dita ditës.

Kjo pra është e vërteta e plotë në dy anët e saj.

Argumentat e Francës që po shkon drejt një “JO”- je të prerë po tregojnë se në Europë nuk na duan, por ato dëshmojnë gjithashtu se ne ua kemi dhënë të gjitha justifikimet për ta mbuluar mungesën e dashurisë me mëkatet tona.

Këtë faqe të dytë të medaljes kryeministri preferon ta fshehë dhe pikërisht këtu, ai përpiqet të mashtrojë shqiptarët.

©Lapsi.al



11 Comments

  1. E verteta eshte se ne te Ballkanit Evropa na sheh si lindor, dhe lindor jemi. E dyta evropa megjithe shpresen e mire per nje sistem human dhe nje sistem qe do conte njerzimin perpara duke lene pas te shkuaren te erret te evropes, eshte qartazi nje bashkim interesash dhe vlerash. Keto vlera jane dhe rracizmi dhe shfrytezimi. Interesat jane ato qe kane qene gjithnje interesat e cdo fuqie te madhe. Nuk po i futem fakteve se si Evropa shfrytezon vendet e periferise sepse tashme dihet, por mjafton vetem fakti qe vendet lindore kane pesuar renie drastike te popullsise se tyre, dhe Evropa eshte perfituesja, cdo para e shpenzuar dhe cdo investim ne kapitalin human nga vendet te cilat duan te perparojne dhe te kene ritje ekonomike ka dhene frut ne Gjermani France e gjetiu, me ane te emigrimit ne mase. Ne fund jo vetem qe marin me te miret e vendit te cilet kontribuojne dhe paguajne taksa ne Evrope por duhet dhe te degjojme pordhet e rradheve rraciste gjermane franceze e angleze deri diku se si ne sjellim kriminalitet. A thua se Shqiptaret shpiken krimin. Ju kujtoj qe ne Greqi jane 500,000 Shqiptar te shperngulur sa mendoni eshte perqindja e kriminalitetit nga keta? as 2% nuk eshte dhe megjithate i gjithe diskursi eshte krejt i kunder. Po ne hollande sa perqind eshte? Sa artist Shqiptar doktorra inxhinjera jetojne atje, dhe japin kontribut per Hollanden frances e gjermanine. Ai rracisti 70 vjec gjerman kur te lengoje ne spital bythen do tja laj infermjerja Latviane, Shqiptare apo Bullgare. Ketu eshte problemi sepse ne konceptojme Evropen ne menyre krejt te gabuar. Jane grabitqar tinzar hileqar, te zgjidhin problemet qe kane me rracizmin e ksenofobine vete, e mos na cajne trapin, te na thone e faleminderit per djemte e vajzat tona atje. Gabimi i dyte qe bejme eshte sepse ngaterrojme pasurine e Evropes me vlerat e Evropes dhe fillojme e mbrojme kote cdo gje evropjane. Pasurine e vuren ne kohe te mbreterive me kolonizimin e botes, Pasuria qe kane ka vetem disa shekuj ne Evrope, para kolonizatoreve vdisnin per buke si njerez te egjer. Gabimi tjeter eshte se ngaterrojme ankthin qe kemi me keta qeveritare e kaste politike legene me Evropen. Kur thote rracisti hollandez qe krimi Shqiptar ben namin si jo i themi ne, harrojme qe ne Amsterdam futen anije te ngarkuara tumllas me droge e arme, jo nga ne por nga vete ata. Kur flet Franca per krimin Shqiptar po i themi ne si jo sepse duam tja ngjeshim Rames. Rames kemi plot me cna zene syte ta sulmojme skemi pse varim e breket e te perqafojme ksenofobet e evropes. Jam kunder futjes sone ne Evrope biles dhe negocjatat ti presim, e te fokusohemi ne hallet tona me partner qe duan miqsi me ne.

    1. Jam plotesisht dakord. Te futemi ne BE vetem nese na intereson ,jo si lypsare. Ne rradhe te pare te rregullojme vendin tone pastaj te tjerat vijne vete.

  2. O bushat paske ik per lesh apo ben vete rames nuk i rruhet per tu fut ne BE ai do 2miljon fukarej qe ti duket vetja sulltan kurse ti akoma jo po keshtu jo po ashtu kur do nje njeri me be nje pune te mir thjesh e ben pse nuk edi rama ku eka problemi apo do ja tregojme ne hajde o goni hajde

  3. Me aq sa çkuptova nga njoftimet për qëndrimin e Francës, Macroni në fakt është po në ate qendrim me Gjermaninë.
    Edhe Franca e ka shtyrë vendimin e saj për vitin e ardhshëm e pamvarësisht se nuk përmend kushtet e Gjermanisë por “reformimin” e vetë BE, nuk e beson kush se BE do të “reformohet” mbrenda një viti.
    Faktikisht Gjermania ka vendosur që fillimin e negociatave ta shtyjë në vitin e ardhshëm , vetën nëse do të plotsohen të 9 kushtet që ka vënë, veçanërisht tre më kryesoret:
    Ngritjen dhe funksionimin e institucioneve të larta të drejtësisë deri në fund të këtij viti.
    Tregues konkretë të luftës kundër krimit të organizuar e korrupsionit.
    Reformën e plotë zgjedhore me konsensus të gjërë politik.
    Duke parë qëndrimin e deritanishëm të Ramës, nuk besoj që këto kërkesa të plotësohen , jo më deri në fund të vitit, por as edhe mbrenda 6 mujorit të parë të vitit të ardhshëm.
    Rama mashtron kur ju thotë shqiptarëve se proçesi i integrimit nuk ka vetëm këto 9 kushte, por ka shumë kapituj me qindra kërkesa., Ndërkaq ai kujton se shqiptarët nuk e kuptojnë se tjetër gjë është hapja e negociatave e fillimi i punës për çdo kapitull, e tjetër gjë që të plotësosh kushtet emergjente për fillimin e hapjes së negociatave.
    Gjermania, ose më saktë Bundestagu gjerman, ne deklaratën e fundit, thekson se nëse qeveria shqiptare nuk plotëson kushtet e vëna, jo më që nuk do të fillojë hapjen e negociatave, por do ti pezullojë ato për një kohë të pacaktuar.
    Ka përmendur Gjermania edhe ndëshkimin e juristëve që ju është provuar veprimtaria korruptive e që vetingu i ka nxjerrë jashtë detyrës, por edhe me këtë kërkesë të saj, Rama përsëri abuzon, duke kërkuar linçimin e cilitdo juristi që heton e ndëshkon ndonjë drejtor të administratës së tij për korrupsion. duke marë përsipër vetë kryeprokurorin e kryegjykatësin.
    Pasi u ankua për 6 vite se të gjitha fajet për keqqeverisjen e tij ja kishte SHQUP-i, tani doli një armik tjetër i madh KÇK, që i trimëruar nga Bundestagu gjerman, paskej marë guximin të ndëshkojë një drejtor kadastre të Durrësit.
    Duhej të mjaftonte vetëm ky kërcënim që ju bëri përgjithësisht juristëve Rama, e vetë fakti se ai ka deklaruar publikisht se nuk pendohet kurrë për “gabimet” e tij, që shqiptarët të kuptojnë se nga ai të mos presin të ndryshojë apo të plotësojë me ndershmëri kushtet e vëna.
    Edhe lëvizja e tij e fundit për të bërë marveshjen “Shengen” apo Jugosllavinë e re me tre shtete, Serbinë, Maqedoninë e Shqipërinë, kjartas me lider Serbinë, është një goditje jo vetëm ndaj Europës, por edhe ndaj shtetit shqiptar të Kosovës.

  4. Bushat,me kontradiktor qe je me vehten,ne kete shkrim,rralle e gjen ne shkrime,apo analiza te tjera qe ke bere.Pseja eshte e qarte.Si gjithmone,e ke “pak”qejf,te ndjekesh shembullin e kadarese,qe pas cdo pohimim (neper shkrimet e tija),e vijon me nje mohim,,qe ne fakt nuk e pohon,por as nuk e mohon.Mire Kadarea,kerkon te mbushe faqet,po ti,ku e ke hallin,apo si gjigandi i Robit (ne Greqi),nje kembe e ke ne nje ane dhe tjetren ne anen tjeter.Por po ta them une,ate qe ti nuk doje ta cilesoje.Franca vertete eshte kunder zgjerimit (por ne pergjithesi),por pamvaresisht ketij qendrimi,Franca,dhe shume te tjere disa here e kane theksuar opinionin e tyre ndaj Shqiperise.Ne cdo drejtim,Shqiperia nuk ka plotesuar jo vetem disa detyra qe i jane vene prej BE,por,por ka shkuar edhe me mbrapa,dhe i shtojne kerkesa te reja,por jo si thjesht “detyre”,por si kushte,qe medoemos duhet te plotesoje thjesht nje vend demokratik,dhe ja rreshton me rralle,qe faqja jote nuk me lejon t’i permend te gjitha.

  5. Krimet e kesaj qeverie i hoqen cdo argument vullnetmireve gjermane ne raport me homologet skeptike te Frances dhe Hollandes. Nuk mbrohet e zeza se nxihesh dhe vete.

  6. Pas “JO – së’ franceze edhe sikur “Po ” të ishte, Rama nuk ka asnje të drejtë të pretendojë për hapje negociatash. Ai ka punuar në atë mënyrë që kjo të mos ndodh, sëpaku , sa të jetë ai sundimtari ynë si parti shtet, si autokrat,sulltan e pasha. Ne, jo vetëm që s’kemi bêrë asnjë detyrë shtëpie, nuk kemi bêre asnjë hap përpara, por kemi shtuar krimet, emigracionin, drogên , korrupsionin dhe jemi berë Delja e Zezë e Evropës, duke kaluar çdo lloj imagjinate si p.sh: votime pa zgjedhje, me njê parti, ku edhe në kêtë rast votat i vidhen vetes, kryebashkiakët i zgjedhim nga horrat qe kanë bërë krime. Jemi kthyer në monizëm de facto. Kemi shkatrruar çdo institucion, Gjykatat si fillim dhe po bëhen përpjekje të heqim e dhe presidentin e Republikës qafe, sepse vetëm ai na kishte mbetur. E vetmja qeveri në botë, besoj , që don të sundojë pa ligje, pa gjykata, pa president. Kur vendimet e gjykatave të nivelit të ultë nuk e kenaqin kryesunduesin, ai i kêrcënon ata me burg , sepse as vetingu sorosian nuk paska vlerë fare, nuk po e jep efektin. Kêtu kemi arritur dhe themi se i kemi kryer detyrat. A ka gjë më djallëzore, më shpifëse, më cinike se kjo që degjojmë nga pushtetarët tanë?!

  7. Kapitalistet dhe revizionistet jane hajdute e kriminele. Por jo vetem kaq, jane edhe genjeshtare sepse vitin e kaluar, me ne fund e kishim nje date per hapjen e negociatave dhe Macron mori si dhurate nje pale kepuce adidas per kete si dhe nje arke “Don Perignon” u hap ne Tirane, por sivjet ata e treguan fytyren e tyre te vertete. Mos u merzisni fare, se ne kemi Serbine qe mbron interesat tona dhe do ia dalim sikir edhe bar te he

  8. Kur flet instikti hajduti ka te drejte se nuk duhej lene te vidhte. Me llogjike dhe me norme hajdutit i pritet dora sepse ajo qe nuk te takon ty eshte e tjeter kujt. Dhe mund te ta jape nese e kerkon dhe je nevojtar. Por ai qe vjedh i ben te gjitha te zezat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *