• |
ide | kryesore

Arrestimet te Unaza e Re, Policia jep informacion: Konsumuan tre vepra penale

Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka dhene informacion per arrestimet e kryera ne zonen e Unazes se Re per tre banore, te cilet sic thote, kane bllokuar diten e djeshme rrugen dhe me ndryshimet e reja ne Kodin Penal, kjo sjellje njihet si shkelje e ligjit.

Policia e Tiranës ka dhënë sqarime për arrestimin e tre banorëve në zonën e Unazës së Re.

Në një njoftim për shtyp, Policia shpjegon se ndalimi i shtetasve me iniciale Skënder Doda, 56 vjeç, Gramoz Shehu, 54 vjeç, si edhe i Ilir Katiraj, 51 vjeç, është kryer në kushtet e flagrancës, pasi “mbasditen e djeshme, këta shtetas në rrugën ‘Teodor Keko’ në Zonën e Unazës së Re, në bashkëpunim dhe me persona të tjerë janë grumbulluar në vende të kalimit publik duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor”.

Mbi 3 të arrestuarit rëndojnë veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit. “Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, bllokimi i qarkullimir rrugor duke cënuar të drejtat dhe liritë themelore për lëvizjen e lirë të shtetasve dhe të mjeteve të transportit, do të përballet me pasojat e shkeljes së ligjit.”- shkruhet në njoftimin e Policisë.

Sakaq, banorët e Unazes së Re janë mbledhur paraditen e sotme përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës, për të kërkuar lirimin e 3 të ndaluarëve.

NJOFTIMI I POLICISE

Bllokojnë rrugën në zonën e Unazës së Re, në pranga tre persona.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, shtetasit:

– S. D., 56 vjeç;
– G. Sh., 54 vjeç;
– I. K., 51 vjeç (të tre banues në rrugën “Teodor Keko” në Zonën e Unazës së Re).

Mbasditen e djeshme, këta shtetas në rrugën “Teodor Keko” në Zonën e Unazës së Re, në bashkëpunim dhe me persona të tjerë janë grumbulluar në vende të kalimit publik duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor.

Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, bllokimi i qarkullimir rrugor duke cënuar të drejtat dhe liritë themelore për lëvizjen e lirë të shtetasve dhe të mjeteve të transportit, do të përballet me pasojat e shkeljes së ligjit.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *