• |
ide | kryesore

Arsyeja pse Blake Lively e mbajti shtatëzaninë të fshehtë (Foto)

Paparazzi, Slider



Blake dhe bashkëshorti i saj, aktori i njohur Ryan Reynolds, pëlqejnë që gjërat e tyre t’i mbajnë “nën radar”, prandaj dhe e mbajtën të fshehtë për më shumë se dy muaj ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të tretë. Si dikush që i thotë çdo sekret 5 shokëve që ka, kjo gjë është njëkohësisht e çuditshme dhe frymëzuese.

Javën e kaluar, media si “People”, “Us Weekly” apo “E!” konfirmuan se Blake dhe Ryan ishin bërë prindër për herë të tretë, bebi ishte në shëndet të plotë dhe më shumë se 2 muajsh, ndërkohë që ata nuk do të ndajnë as gjininë e tij dhe as emrin. E gjitha kjo një përpjekje që fëmijët e tyre të rriten në një mënyrë sa më “normale”. Okay, aq normal sa mund të jesh me Blake dhe Ryan si prindër. Sërish sipas “Us Weekly”, çifti bën gjithçka në mënyrë që të vegjlit e tyre të kenë një fëmijëri dhe një proçes rritje sa më të thjeshtë. Për këtë arsye ata jetojnë në periferinë e New York-ut, larg qendrës së vëmendjes dhe Blake e ka organizuar mjedisin përreth,  që të ketë afër cdo gjë që i duhet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *