• |
ide | kryesore

CIES zgjedh lojtarin më të mirë të Europës: është i Juventus, por jo CR7

Sport



Juventus i ri i Maurizio Sarri duket se po merr formë ndeshje pas ndeshje, ku, në cdo takim që kalon, dallohet gjithnjë e më tepër dora e ish-teknikut të Napoli e Chelsea. Është e qartë se grupi i bardhezinjve ka lider të padiskutueshëm Cristiano Ronaldo, por këtë vit është edhe një tjetër që po jep po aq sa portugezi, në mos më tepër.

Miralem Pjanic po mahnit publikun me lojrat e tij, gjeometritë dhe vizionin e lojës, pa lënë mënjanë gola e asist që nuk kanë kaluar pa rënë në sytë e observatorit futbollistik të CIES që, sipas të dhënave të mbledhura e analizave, kurorëzon pikërisht mesfushorin boshnjak si lojtarin më të mirë të Europës për rendimentin e shfaqur, të paktën deri në këtë moment, me një pikavarazh 96,7.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *