• |
ide | kryesore

Çmimi Nobel/ Qeveria shqiptare sulmon Peter Handken dhe akademinë suedeze

Arkiva, Kryesore



Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Nobel” shoqërohet zakonshëm me polemika, pasi jo më larg se në vitin 2016, kur trofeu dhe titulli më i lartë i nderit në rrethin botëror të lëmit të letërsisë, iu akordua kantautorit amerikan, Bob Dylan, mori udhë debati për mëvetësimin e veprave letrare nga tekstshkrimet e këngëve.

Kësaj here, vendimi i Komitetit të Nobelit, ka vulën e garancisë që do të komentohet gjer në tjerrje, pasi fituesi për vitin 2019 është zgjedhur Peter Handke, një nga mbrojtësit më të spikatur të diktatorit serb, Sllobodan Millosheviç. Mospëlqimi ndaj këtij vlerësimi për një nga romancierët dhe dramaturgët që konsiderohet si një prej shkrimtarëve më të rëndësishëm në gjuhën gjermane, ka për bazë pritshmërinë, por edhe kriteret e Akademisë suedeze, për një të kaluar të “pacen” të kandidatit fitues.

Pikërisht ky “blatim” i Handke-s ndaj gjakatarit Millosheviç, ekspozohet si një padenjësi për t’u renditur kah figurave të pakoha, si: Hemingway, Pamuk, Kamy apo qoftë edhe lëvrueses tjetër  bashkëkohore të gjermanishtes, Elfriede Jelinek, që janë figura me një të shkuar që e kalon “filtrin” e pranueshmërisë. Në këtë “kryqëzim” kolektiv kanë marre urdher ti bashkohen edhe dy eksponentë të qeverisë shqiptare, ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, si edhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Cakaj, prej kohësh i vlerësuar nga kryeministri (veçse pa trofe) si “më i lëçituri mes shqiptarësh”, ka postuar një shkrim në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, ku ndan me ndjekësit mërzitinë për “vendimin për t’i dhënë çmimin Nobel një mohuesi të genocidit. Çfarë akti i pakuptimtë dhe i turpshëm po dëshmojnë në vitin 2019!”.

 

 

 

Bashke me të ka reaguar edhe Spiropali, e cila dashur pa dashur ka zeruar kapacitetin dhe profesionalizmin e pjesëtarëvve të jurisë vlerësuese të Komitetit të Nobelit, pasi sipas saj nëse Hitleri do të ishte gjallë “Nobelin do ta fitonte ‘Mein Kampf’ “.

 

Më pas u pa se dy ministrat nuk rregun me vullnetin e tyre. Ata i mbështeti edhe kryministri Rama: “Kurrë nuk kisha menduar se do të bëhej për të vjellë për shkak të një çmimi Nobel, por paturpësia po bëhet pjesë normale e botës ku jetojmë. Pas zgjedhjes së turpshme të bërë nga një autoritet moral, siç është Akademia Nobel, turpi është vulosur si një vlerë e re. JO, ne nuk mund të bëhemi kaq të ftohtë ndaj racizmit dhe gjenocidit”, – shkroi Rama.

Megjithatë, nëse nuk dihet me saktësi shprehimisht se si u reshtua Handke në krah të Millosheviçit, pretendohet se ai e ka shfajësuar diktatorin për Masakrën e Srebrenicës, duke vërejtur se “kushdo që do të ishte në pozicionin e tij do të kishte bërë atë që u bë”.  Sipas revistës “The American Scholar”, “edhe duke pranuar versionin e Handke-s, ai që ka marrë pjesë me respekt në shërbimet e varrosjes së Millosheviç, nuk mund të interpretohej si asgjë tjetër përveçse si një shenjë e përkrahjes së tij për të, njeriun përgjegjës për një seri të luftëra që morën jetën e më shumë se 200,000 njerëzve gjatë 13 viteve të tij në pushtet “.

Nga ana tjetër, kritikët e sulmeve “morale” kundër Handke-s i kanë përshkruar reagimet si një “sulm ndaj lirisë artistike”. Komiteti Nobel ka pranuar kontrollimin e reputacionit të Handke, duke shpjeguar se “ai, ndonjëherë, ka shkaktuar polemikë”.

Krahas Handke-s, këtë vit u vlerësua me çmimin “Nobel për letërsinë edhe shkrimtarja polake, Olga Tokarczuk për një “punë influencuese në linguistikë që ka eksploruar mbi eksperiencat njerëzore. ©Lapsi.al

 



13 Comments

  1. Radhen tjeter do ja japin bejtexhiut Arben Duka qe ben bejte duke share te gjithe te ,duke u lepire bythen te majteve cmimin Nobel.

  2. Shume i lecituri i qeverise,se bashku me shume llafazanen e po kesaj qeverije (e quajne edhe zedhenese e qeverise,por a eshte e vertete?Rama flet vete ne cdo ambient qe ndodhet,tere diten e ke neper TV dhe nuk ka nevoje per rtjeter njeri-si zedhenes/se ),pra Cakaj dhe Spiropali,t’i propozojne skenderbeut te nxjerre nje VKM,per te anuluar Cmimin Nobel per austriakun.VKM tja paraqesin kuvendit te Rucit dhe Gjuzit,per rta miratuar,por tek Presidente te mos e dergojne,se me siguri ai “kokederri”do te kerkoje te dhena plotesuese prej institucioneve te specializuara dhe…..

  3. Nuk ka autoritetin e duhur narko-qeveria shqiptare te kundershtoje komitetin e Nobelit, kot sa llomotisin e behen objekt tallje , tamam si puna e dhise zgjebosur qe ngre boshtin perpjete.

  4. A mund to mos na cani koken me non-lajme te tilla? Ne po na behet genocid nderkohe qe flasim, ju rrini e ofendohuni me nje njeri qe as do ju bije tja shifni surratin ndonjehere ne jeten tuaj.

  5. Padyshim që dhënia e çmimit Nobel një shkrimtari mbështetës të një krimineli diktator si Millosheviçi, e zhvlerëson këtë çmim, por nuk ka sepse të propogandohen reagimet e Ramës apo të dy beniaminëve të tij, Spiropalit e Cakajt.
    Sigurisht që qëndrimi i këtij shkrimtari në raport me tragjedinë që i solli Ballkanit diktatori kriminel Millosheviç, është jo vetëm i qortueshëm por edhe i dënueshëm e kjo nuk ka të bëjë me “lirinë” individuale të mendimit.
    Por a e kanë të drejtën morale Rama e dy adhuruesit e tij, që të paraqiten si kundërshtarë të diktaturës apo kundër Millosheviçit ?
    A nuk po takohet Rama si “mik” me këlyshin e Millosheviçit, Vuçiçin ?
    Handke tek e fundit është vetëm një shkrimtar e nuk është politikan që ka pasur apo ka në dorë pushtet.
    Nuk do të kishte asgjë të keqe nëse një kryeministër i Shqipërisë, pasi qeveria serbe të kishte kërkuar ndjesë për krimet ndaj Kosovës, e pasi ta kishte njohur pamvarësinë e saj, të nënshkruante një marëveshje rahonale “Shengen” me Serbinë.
    Por çfarë ndryshimi ka Vuçiç me Handke ?
    Vuçiç sa i takon qëndrimit për Kosovën, ka po të njejtat mendime me Millosheviçin ashtu si edhe Handke.
    Bile Vuçiç është në një pozicion aktiv si pushtetar, edhe më shumë se Handke si shkrimtar.
    Vuçiç ka po të njejtin mendim me Handke duke e quajtur NATO-n agresive e Serbinë viktimë e vazhdon po me politikën e Millosheviçit për ta quajtur Kosovën pjesë të Serbisë apo për të zhvatur prej saj pjesët më të pasura të saj.Edhe Millosheviçi pikërisht me këto kërkesa e bëri luftën e Vuçiçi dihet se ka qenë një ministër aktiv i tij.
    Që institucione ndërkombëtare si komisioni i çmimit Nobël, i dhanë Handkes çmimin, a nuk ishte edhe presidenti francez socialist Holland që na e bëri diktatorin e ri të Shqipërisë, Edi Ramën “Kalorës të legjionit të nderit” për Francën ? Nuk besoj kursesi që Rama të jetë “nderi” i Francës, duke qenë diktatori i vendit të tij.

  6. Keta plehrat ton e gjeten materialin per disa dit per te spostu vemendjen nga pislliku qe kan krijuar ne kte vend. Jeni rrac propagande si te paret tuaj o far e mallkuar.

  7. Shume e thjeshte per te mbuluar lepirjen e rockes se bill klintonit nga cifutja monika levinski u bene lufterat ne jugosllavi
    Heret apo vone do te dale qe edhe xhihadistet e sjelle nga gjithe anet ne bosnje edhe papistat e perkedhelur kroate kane bere me shume krime se ushtria e rregullt jugosllave
    Te fala angeline zhulise edhe madellaine obraitit (si e ka emrin polak kjo edhe kush e shpetoi nga gjemanet ne L2B)!

  8. Popull Patriot Dele-nxhi indinjohen per nje cop sociopati shkrimtar qe ka pjerdh nga trute nderkohe qe akoma mbajne ne pushtet kelyshet e kuq dhe shkelin mbi gjakun e mijera te pafajshmeve shqiptare. Asnji te denuar per 50vjet krime jete te mara gjak te derdhur e jete te shkaterruare 50 vjet gjenocid dhe klyshet marrin cmime poste hapin biznese e vjedhin gjakun e djersen e nje populli budalla

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *