• |
ide | kryesore

Djegia e makinës së kryebashkiakut të Vlorës, zjarri dyshohet i qëllimshëm (FOTO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ka dyshime që zjarri në makinën e kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli të ketë qenë i qëllimshëm.

Shenjestër ka qenë makina tip ‘Range Rover’ në pronësi të Bashkisë, që përdorej nga Leli.

Ngjarja në fjalë ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 04:26, në lagjen “Lef Sallata”, pranë zyrave të bashkisë.

Policia po heton disa pista, ku një prej tyre është ajo në lidhje me detyrën e Lelit, por jo vetëm.

 Policia pritet të marrë dëshminë e kryebashkiakut por edhe të pronarit të mjetit tjetër, që është djegur i cili ka qenë i parkuar ngjitur makinës së kryebashkiakut.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *