• |
ide | kryesore

Dua Lipa pjesë e festës së ditëlindjes së Bella Hadid

Paparazzi, Slider



Ditën e djeshme, modelja e famshme botërore, Bella Hadid, ka festuar 23-vjetorin e saj të lindjes.

Të pafundme kanë qenë urimet për të në rrjete sociale, mirëpo këtë ditë të veçantë, modelja ka vendosur ta kalojë vetëm me personat më të afërt për të.

23-vjeçarja është fotografuar në New York me motrën e saj, Gigi-n, mamanë Yolanda si dhe këngëtaren shqiptare Dua Lipa, e cila tashmë është e dashura e vëllait të tyre, Anwar-it.

Mesa duket, Bella ka dashur të festojë në mënyrë sa më private dhe të ketë pranë vetes personat më të dashur, duke përfshirë në këtë listë edhe kunatën, Dua Lipën.

Duket se gjërat mes Duas dhe familjes së Anwar-it shkojnë shumë mirë.

Vajzat e mbështesin njëra-tjetrën, madje Dua ishte e pranishme edhe në ceremoninë e varrimit të gjyshes së tyre disa ditë më parë, për t’i dhënë ngushëllimet e saja.



1 Comment

  1. ik lepiju dhe b/then qe te marresh pak fame dhe me pas lidhu dhe me balotelin per me shume “fame”
    e shkreta ti e ti rrugen e m/tit ke marre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *