• |
ide | kryesore

FOTO/ E martuar dhe nënë e 3 fëmijëve, kush është Marsida Qatja, “molla” e sherrit në ngjarjen e Kavajës

Lajme, Të fundit

Personi që shihni në foton bashkëngjitur më poshtë është Marsida Qatja, gruaja që shërbeu si “mollë” e sherrit që u përshkallëzua në një përplasje me armë, duke shkaktuar një të vdekur dhe një të plagosur.

 

Lapsi.al ka siguruar edhe foton e viktimës, Dritan Haxhollit, 41 vjeç, (shiko më poshtë), ish të dashurit të Qatjes, si dhe të efektivit të Policisë të mbetur të plagosur, Bledar Toçi, 31 vjeç.

 

Dritan Haxholli

 

Bledar Toçi

 

Ndërkohë, janë zbuluar edhe detaje nga krimi i rëndë që tronditi mëngjesin e sotëm qytetin e Kavajës. Ngjarja që do pati pasoja fatale nisi nga një konflikt verbal me mesazhe mes viktimës dhe Qatjes, nga e cila ishte ndarë prej disa javësh.

Mirëpo, ndarja nuk pranohej nga Haxholli, i cili e shqetësonte herë pas herë Qatjan, e martuar dhe nënë e tre fëmijëve të mitur. Pasi Marsida kishte vendosur që t’i jepte fund historisë me Haxhollin,

Në mesnatën duke u gdhirë e enjtja, Haxholli ka telefonuar Qatjen dhe e ka kërcënuar se nëse nuk riktheheshin bashkë, ky i fundit nuk do ta linte të qetë. Duke u gjendur në këto kushte presioni, Qatja e ka ftuar Haxhollin në banesë për t’u sqaruar. Po ashtu, duke iu druajtur përballjes me të, Qatja ka thirrur të dashurin e saj aktual, Toçin, i cili i kishte ofruar ndihmë në rast konflikti.

Haxholli është future në banesë i armatosur me kallashnikov, ndërsa para tij ka dalë Toci dhe ka tentuar ta ndalë, por i dashuri i vajzës e ka qëlluar duke e plagosur. Në këto rrethana, polici ka nxjerrë armën e shërbimit pistoletë dhe ka qëlluar në drejtim të Haxhollit duke e lënë të vdekur.

Ngjarja në Kavajë mund të kishte një bilanc tragjik, pasi në banesë gjendeshin edhe 3 fëmijët e mitur të Qatjes, të moshave 10, 7 dhe 2 vjeç.

Nga fotot e publikuara në llogaritë e saj në rrjetet sociale, shihet se Qatja bënte një jetë luksoze. Mësohet po ashtu se e motra zotëron një agjenci turistike. Ndërsa, bashkëshorti i saj gjendet i burgosur në Gjermani. ©Lapsi.al

 

 

 

 

 

 

 

6 Comments

  1. nje pyetje kam nisur nga nena natyre… kur fillon sezoni i nderzimit te qenve buqes i shkojne shume qen nga mbrapa por ajo ciftohet vetem me me te fortin…. pse nuk vepron ligji i perzgjedhjes natyrale ne progresin e rraces ne kete rast?????

  2. Po e gjith policia e shtetit mbas kurvave rine ata kete pun kan se me taksat e popullit paguhen te gjith oficeret e policis kete avaz kane ne tirane e cdo reth ku punojn ne i dim po nuk flasim sepse behemi shkaktar te shkatrimit te shume familjeve nuk eshte nji e dy po ata te gjith ate pune bejne gjithashtu edhe.grat e tyre jane te egersuara per mardhanie nga qe burat nuk u shkojne ne shtet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu