• |
ide | kryesore

Gjyqi me Veliajn/ U dënua për shpifje, reagon ish-deputetja e PD-së

Lajme, Të fundit

Pas dënimit për shpifje në gjyqin me kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka ardhur edhe reagimi i ish-deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi.

Në një postim të publikuar në llogarinë e saj zyrtare në “Facebook”, Vokshi shkruan se akuza e ngritur ndaj Veliajt për mbledhjen e paligjshme të të dhënave personale të personale të prindërve nga të fëmijëve nëpër kopshte dhe çerdhe për përdorim në fushatë elektorale, është e shoqëruar me dokumenta zyrtarë.

Pa bërë asnjë hetim për këtë, në shkelje të çdo procedure të drejtë dhe të paanshme, gjyqtarja Migena Laska nuk i ka dhënë të drejtë mijëra prindërve që shprehin shqetësim për marrjen e paligjshme nga Bashkia e Tiranës të të dhënave të tyre personale, por, në mënyrë të padrejtë, i është nënshtruar pushtetit të Erion Veliajt. Është aq absurd ky vendim, saqë nga njëra anë më bën me faj pse kam denoncuar aktivitetin e paligjshëm të Erion Velisë, nga ana tjetër rrëzon kërkesën e tij që unë të bëj përgënjeshtrim.”- shkruan ndër të tjera Vokshi.

Ish-deputetja e PD-së është dënuar nga Gjykata e Tiranës, pasi humbi gjyqin për shpifje ndaj Veliajt. Vendimi u mor paraditen e sotme dhe sipas verdiktit të Gjykatës,Vokshi detyrohet t’i paguajë kryebashkiakut një dëmshpërblim moral prej 1 milion lekësh.

Reagimi i plotë:

Disa muaj më parë Partia Demorkatike publikoi dokumenta zyrtarë për të treguar se Erion Veliaj, në shkelje të ligjit, po mblidhte të dhënat personale të prindërve nga kopshtet dhe çerdhet me synim përdorimin e tyre në fushatë elektorale.

Pa bërë asnjë hetim për këtë, në shkelje të çdo procedure të drejtë dhe të paanshme, gjyqtarja Migena Laska nuk i ka dhënë të drejtë mijëra prindërve që shprehin shqetësim për marrjen e paligjshme nga Bashkia e Tiranës të të dhënave të tyre personale, por, në mënyrë të padrejtë, i është nënshtruar pushtetit të Erion Veliajt. Është aq absurd ky vendim, saqë nga njëra anë më bën me faj pse kam denoncuar aktivitetin e paligjshëm të Erion Velisë, nga ana tjetër rrëzon kërkesën e tij që unë të bëj përgënjeshtrim.

Unë jam e qetë, sepse e di që kam mbrojtur interesin publik dhe jam bërë zëri i mijëra prindërve, të dhunuar në të drejtat e tyre nga Kryetari mashtrues i Bashkisë se Tiranës. Në ketë betejë nuk kam për të bërë asnjë hap pas!

As Erion Veliaj, as Edi Rama, as drejtësia e tyre e korruptuar apo e frikësuar deri në palcë me vetingun politik, nuk kanë për të më ndalur dhe nuk kanë për t’ia mbyllur gojën opozitës nga denoncimi i krimeve të pushtetit dhe akteve të tij korruptive.

PD disponon dokumenta të tjerë zyrtarë që vërtetojnë se Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj vazhdon të shkelë ligjin duke mbledhur të dhënat personale të prindërve të fëmijëve, që regjistrohen në arsimin parashkollor. Për këtë jemi duke bërë gati denoncimin dhe padinë kundër Kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Në lidhje me vendimin e padenjë të gjyqtares Laska do të marr çdo hap ligjor për ta zhbërë atë!

 

8 Comments

  1. Tani vazhdo te shpifesh prap,dhe mos fol ne emrin tim o motra e vjollca vokshit e dashura e salihut ne kohen e salihut te pare,shko paguaj parate tani,per neser kur te plotesosh dokumentat te duhet te pranosh qe je e denuar me vendim gjykate,kur rri afer kermes sali do te mbash era kerme dhe ti

  2. sa varikarse qe je o dashnorja e streamoil. ti surrat bunder qe pushove nga puna dy polict se donin me te drejt te te kontrollonin ne piken kufitare (eshte e video ne qarkullim), dhe ti u solle si gore e si bunder qe je me dy policet qe po benin detyren dhe pastaj bere cmos qe te pushoheshin, ti i njef mir ligjet. nqs nuk je dakort per vendimin shko e apeloje. boll bere politik me cdo gje. media nuk eshte gjykat. e di shum mir qe vendimi eshte i drejt (se ndryshe beje namin dhe me gjyqtaren sikurse po ben), dhe ne vend te ndjekesh rrugen ligjore, del e ben propagand. ik o bunder se na hape barkun. nga behet dashnori jot, Tani sreamoilit?

  3. bolla na hapet barkun. ju keni mbledh te dhena personale deri ne brezin e shtat. jeni nje mut te dyja si parti, jeni pjell e PPSH dhe ndiqni te njejtat metoda. sa abuzime ke ber ti me dashnorin ne kurriz te shtetit shqiptar? nuk bind asnjeri me ate surrat si drejtoresh bordelloje.

  4. Sa inot i vje shqupistave per ket baxhellen. Sa ishte me demokratet ja boni letrat kollovarit te stream oil. Pastaj kur u zi me bashen kaloi te partial comve. Tani ha mut part e poshte se do me u bo prap deputete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu