• |
ide | kryesore

Holanda e prerë, 3 mocione kundër Shqipërisë: Të mos hapen negociatat, me asnjë kusht

Lajme, Të fundit



Qëndrimi refuzues i Holandës ndaj çeljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, vijon të përforcohet me afrimin e mbledhjes (17-18 tetor) së ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Unionit në Bruksel.

Paraditen e kësaj të enjteje në parlamentin holandez, tre deputetë depozituan tre mocione bllokuese për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit BE- Shqipëri. Raportohet se mocionet i kërkojnë qeverisë të votojë kundër avancimit të rrugëtimit evropian të Shqipërisë në mbledhjen e javës së ardhshme, madje edhe kundër çeljes me kushte sikurse ka propozuar Bundestagu gjerman.

Ndonëse, Holanda ka vlerësuar hapat e ndërmarrë nga Shqipëria, siç u duk edhe në debatin parlamentar të para dy ditësh, legjislatorët theksonin se nevojitej më shumë punë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Megjithatë, vendimi final i qeverisë holandeze pritet të marret pas votës së Francës më 17-18 tetor në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të Unionit, ku Holanda nuk do të përfaqësohet në rang ministri, pasi shefi i diplomacisë Stef Blok do të jetë në vizitë ne Indi bashkë me kryeministrin, Mark Rutte.

Ndërkaq, i deleguari i Holandës në këtë takim nga ambasadori i saj në BE, i cili nuk ka asnjë mandat për të negociuar nëse vendet e tjera anëtare do të kërkojnë një zbutje të qëndrimit të deritanishëm.

Në këtë mënyrë, qarkullon pandehma se një “po” franceze do ta ndryshonte qendrimin e prerë të ekzukutivit holandez, që në atë rast do të unifikonte qëndrimin me dy shtetet kryesore të BE-së në votën e krerëve të shteteve të vendeve anëtare më 18 tetor.

 

 



5 Comments

  1. Kto Jan qeveria me e flliqur e europes cudi si palloshi anetes nuk ka mardhenie te mira me hollanden se Jan te nje dege Jan gey lesbike e kurva ne gjenz

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *