• |
ide | kryesore

“Kap ça të kapësh”, gjyqtarët reagojnë ndaj Ramës: Qendrim agresiv, dëmton reformën në drejtësisë

Lajme, Të fundit



Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë kanë reaguar pas deklaratës së ashpër të kryeministrit Edi Rama, i cili në ligjëratën e tij nga foltorja e Kuvendit kërkoi shpalljen në kërkim me ligj nga Parlamenti të një grupi prokurorësh dhe gjyqtarësh, që sipas tij janë pjesë e një grupi “Kap ça të kapësh (KÇK)”.

Në reagim shkruhet se qëndrime të tilla të përsëritura nga funksionarë të ekzekutivit, jo vetëm që nuk i shërbejnë raporteve ndërinstitucionale, por janë një kërcënim ndaj pavarësisë së pushtetit gjyqësor, duke minuar ndërkaq besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Qëndrime të tilla të përsëritura nga funksionarë të ekzekutivit, jo vetëm që nuk i shërbejnë raporteve ndërinstitucionale por janë një kërcënim ndaj pavarësisë së pushtetit gjyqësor, duke minuar ndërkaq besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.”

Më tej, theksohet se qëndrimet agresive e të adresuara gabim, në kohën e zbatimit të një reforme kaq të thellë për sistemin siç është ajo në drejtësi, sjellin pasoja të dëmshme.

Reagimi: 

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë dhe Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë përcjellin me shqetësim qëndrimet e ditëve të fundit nga përfaqësues të lartë të politikës ndaj gjyqtarëve. Shoqatat e gjyqtarëve kanë mirëpritur çdo adresim të problematikave që lidhen më gjyqësorin në forumet e duhura, sikurse kanë dënuar çdo veprim apo mosveprim të kryer nga gjyqtarë të caktuar në shkelje të misionit të tyre, duke zgjedhur për këtë rrugën e përcaktuar nga Kushtetua dhe ligjet në Republikën e Shqipërisë.

Qëndrime të tilla të përsëritura nga funksionarë të ekzekutivit, jo vetëm që nuk i shërbejnë raporteve ndërinstitucionale por janë një kërcënim ndaj pavarësisë së pushtetit gjyqësor, duke minuar ndërkaq besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Parimi i ndarjes së pushteteve qëndron në themel të demokracisë sonë kushtetuese dhe presupozon që asnjë pushtet nuk është epror ndaj tjetrit. Shoqatat tona janë të hapura për individualizimin e çdo shkeljeje ligjore në veprimtarinë e gjyqtarëve apo problematikave në tërësi në sistemin e drejtësisë dhe kanalizimin e tyre në institucionet përkatëse, në formën e sanksionuar nga legjislacioni në fuqi. Organizmat përfaqësuese të gjyqtarëve, që në fillimet e procesit të reformës në sistemin e drejtësisë kanë shprehur mbështetjen e tyre të pakursyer për këtë reformë, duke kontribuar në mënyrë aktive, me qëllim arritjen e një produkti sa më cilësor. Ndërsa qëndrimet agresive e të adresuara gabim, në kohën e zbatimit të një reforme kaq të thellë për sistemin, sjellin pasoja të dëmshme për reformën. Së fundi, Shoqata Kombëtare dhe Unioni i Gjyqtarëve dëshirojnë të ftojnë Këshillin e Lartë Gjyqësor, si institucioni i ngarkuar me garantimin e pavarësisë dhe përgjegjshmërisë së pushtetit gjyqësor si dhe miqtë e partnerët tanë ndërkombëtarë, të cilët kanë kontribuar në mënyrë të palodhur për konceptimin dhe vënien në jetë të reformës në drejtësi, për të mbajtur qëndrimin e tyre në lidhje me sjelljet shfaqura kohët e fundit.



13 Comments

  1. Nuk e di di dalin pa pikë turpi e flasin këta. Rama është një drogaxhi skizofren por kur flet për këtë nuk i vë faj kush. Se deri më tani më shumë se 60% e këtyre gjyqtarëve nuk justifikojnë dot as paratë e pronat që kanë deklaruar vetë. Si i kanë marrë ato para, duke shkelur ligjin me dy këmbët, duke liruar kriminelë e duke ndihmuar hajdutët e pronave. Prandaj këta bëjnë mirë të mos flasin fare.

    1. 60% e popullit nuk e justifikon dot parane or ti shok, ne mos 90%. Jeni krejt me para te importuara, apo harrut ku jetoni?

      1. ashtu eshte. po shumica e popullit i ka para emigracioni, i ka para djerse, kan ber lloj lloj punesh te rendomta e te veshtira per ato 5 lek. kurse keta jan gjobvenes, jan mortje. kush ka pas te bej me sistemin e (jo)drejtesis ne shqiperi, e di shum mir se si jan keta palo prokuror e gjyqtar, keta skiftera qe e kthyen gjobvenien ne sistem perfitus. keta vemje arrestonin cunat e lagjes se i kapnin me gjys teke hashash (nderkoh qe nga ana tjeter kalonin tonelata) dhe u vini gjoba nga 5 mij euro per te mbyllur ceshtjen ose u jepnin 6 muaj burg (nga ana tjeter lironin vrases e mafjoz). keta moterqira arrestonin njerez me shkelje te sajuara sa per tu ven gjob. ishin ber me keq se organizatat mafjoze se dhe ato i kan dy rregulla. na u shqtesuan gjyqtaret kriminela se po demtohet procesi nderkoh keta e kan shkaterruar drejtesin e shtetin ne kete vend.

        1. Po po, edhe kta ashtu thone, jo po vllai jo po xhaxhai. Po ashtu edhe nje pjese e popullit eshte pasuruar nepermjet veprimtarise kriminale, qofte trafiqeve te ndryshme, qofte dickaje shume te thjeshte si korrupsioni ne spitale, shkolla e profesione te ndryshme. C’me ndalon mua te kerkoj nje veting edhe per keta, fundja pse jo? Pse jo nje veting mbarekombetar, qe te shohim se sa vertet besoni ne te dhe sa thjesht doni me ja fut tjetrit per motive banale.

          Ne fund te fundit cilin nga keto qe permend kapet e vute perpara drejtesise? Nji presh te madh. Rrini tani e llafosni me presh ne bythe per drejtsira kolektive alla bolshevike kundrejt klasave te privilegjuara, Krejt ne avokati do shkojne e do vazhdojne haberin per kokerr te qejfit, do marrin edhe ndonje demshperblim ne Strasburg, rilindja do implementoje plepat 2.0 qe do na marre ne qafe per 30 vitet e ardhshme, po te pakten na u kenaqen mllefet e katundarise me te njejten retorike 70 vjecare.

  2. KETIJ KURVES SE GJAT TJA QISH ANETEN NGA TE KATER ANET POR NE KETE RAST DUHET ME I NGRIT KAPELEN NESE BENE SPASTRIM TOTAL NE DREJTESI KETA NUK JANE KEP ÇA TE KAPESH , KETA JANE GJOBIT SA ME SHUME E SA TE MUNDESH . VARJA NE ÇENDEL ESHTE SHUME PAK PER KETA GJOBEVENESA .
    QIU MOTRAT DHE GRATE GJYQESORIT SE KE PER TE FITUAR PIKE OR KAR I GJATE .

  3. me siguri ai qe do ket reagu me fort eshte Xhin Xhoni. paskan reagu gjykatesit plepista. A thua demton reformen denoncimi i gjyqtareve te korruptuar? mua me duket sikur demton xhepat e ketyre palo gjyqtareve. normal qe reagojn, 80% nuk justifikojn dot pasurit marramendese qe kan. nje tuf kriminalash te maskuar si gjykates.

  4. Kjo drejtesi jane ata qe po lirojne cdo kriminel te rlindjes apo po nxjerrin te pafajshem cdo te korruptuar te qeverise. Apo kur dalin sadopak nga rrjeshti qenkan KCK.Aty vetem nje Pinocet ben pune me ate sistem qe kane ngritur te gjithe te paaftet qe u moren me politike pas viteve 90

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *