• |
ide | kryesore

Krimi që tronditi Kavajën, flet gruaja: Nuk kisha lidhje me asnjë, policin e kisha shok (VIDEO)

Lajme, Të fundit

Marsida Qatja flet për herë të parë pas ngjarjes së rëndë, që tronditi Kavajën orët e para të mëngjesit të sotëm, ku u vra 41-vjeçari Dritan Haxholli dhe u plagos polici i burgjeve, Bledar Toçi. Ajo mohon që të ketë pasur lidhje intime me Haxhollin, ndërsa për policin Toçi, i cili i erdhi mnë ndihmë, thotë se e ka shok. Gjithçka ndodhi pas kërcënimeve nga Dritan Haxholli, thotë 30-vjeçarja, i cili sipas saj e kishtë kërcënuar atë se do ta vriste.

Në këtë moment ajo kërkon ndihmën e efektivit të policisë, i cili mbërrin menjëherë në banesën e saj. Nga ku skena më pas i ngjason një “Far West” mes dy burrave, njëri prej të cilëve, Dritan Haxholli, mbetet i vrarë, ndërsa plagoset Bledar Toçi.

“Ndjehem shumë keq. Jo pa qëllim doja të kontaktoja me ju, sepse nuk janë të vërteta fare që ishte ish-i dashuri. Personi na kërcënonte, i binte dritares. Kërkova ndihmën e Bledarit, shokut tonë, meqë ishte dhe polic. Nuk mendoja se do arrinte situata deri këtu. I thashë se jam me fëmijët dhe ai na shqetëson, sepse e bënte shpesh herë këtë gjë. Bledi tha se do më ndihmonte, se do e zgjidhte si njeri, meqë isha femër e vetme, me fëmijë. Ndërkohë, që unë isha me shokun tim Xhulion, Bledi kishte 15 minuta që kishte hyrë brenda, Dritani i ra dritares me armë, unë i kërkova të hynte brenda që ta sqarosh këtë muhabet që ke.

Ai filloi të qëllonte direkt me armë. Polici që ishte dhe shoku jonë, Bledi, u vetëmbrojt normalisht, se po na vriste dhe mua me djalin e vogël. Në shtëpi kam qenë unë, djali im i vogël, Bledi dhe djali tjetër që fola, Xhulio. Me burrin kam marrëdhënie shumë të mira. Ai është në burg në Gjermani dhe shkoj njëherë në muaj për ta takuar. Jo më larg se sot burri më ka shkruajtur letër. Më vjen keq edhe për viktimën, pasi ishte shoku jonë, takoheshim në të njëjtin lokal.

Por pinte alkool dhe bënte këto gjërat. Pinte alkool dhe thoshte pse nuk më merr edhe mua për darkë, pse nuk na pranoni, pse ti del me këta. Më kërcënonte se do më vriste mua, do vriste burrin tim, më thoshte do të të vras fëmijët. Është jetë njeriu, por e kërkoi, unë nuk kam faj. Erdhi i pari dhe qëlloi”, tha Marsida Qatja.

Gruaja jetonte bashkë me tre fëmijët e saj në Kavajë, ndërsa bashkëshorti ndodhej në burg në Gjermani.

8 Comments

  1. Kara-kurvat ngaterrojne tere dynjane ,lere nje burre merr nje tjeter .Plumbin e donte kjo baxhella ne balle.

  2. Ke te drejte me ate surrat vertet ta mbush mendjen qe ske lidhje fare
    Po nejse thuaj…
    E di cfare ma jep cik nr e tel ti fusim nje te q*me bashk per inat te gjith gojeve te “liga” 😉😄😄😄😄😄
    Cudia me madhe 3 dit zgjat VK 😉

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu