• |
ide | kryesore

I shkrumbuan “Rang-Rover”-in, reagon kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli

Lajme, Të fundit

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, ka reaguar në lidhje me djegien në orët e para të mëngjesit të sotëm të automjetit të tipit “Range Rover”, që përdoret prej tij dhe figuron në pronësi të njësisë vendore që drejton.

Në një komunikim në rrugë telefonike me gazetarët e të përditshmes “Mapo”, Leli është shprehur se nuk i intereson ngjarja, pasi ka një problem familjar më të madh.

Kam në gjendje të rëndë vëllanë tim. Nuk më intereson se çfarë ka ndodhur”, citohet të ketë thënë kryebashkiaku.

Automjeti ka qenë i parkuar poshtë pallatit ku banon shoferi i Lelit, në lagjen “Lef Sallata”.

Deri në këtë pikë të hetimit ka dyshime që zjarri në makinën që përdorej nga Leli të ketë qenë i qëllimshëm.

Policia po heton disa pista, ku një prej tyre është ajo në lidhje me detyrën e Lelit dhe pritet të marrë dëshminë e kryebashkiakut por edhe të pronarit të mjetit tjetër, që është djegur pasi ka qenë i parkuar ngjitur “Range Roverit”. ©Lapsi.al

8 Comments

  1. keta hale i kane paret me thase dhe nuk sigurojne dot nje garazhd per makinen.I djegin vete per te masrre te reja .Ptu mos u fryfshin qelbesirat

    1. Ke hak more petraq, nuk ke pse e ruan fare per makinen e djegur, rendesi ka shendeti i vllait, ai po eshte vlere dhe thesar si puna jote. Makina ka sa te duash, pare bedjava , se paguan taksa si frengu pulen, ky popull trim dhe liridashes.

  2. Nuk i bëhet vonë Lelit se blen një tjetër. Një tender fals dhe ja makina e re 70 mië euroshe me lekët e qorrave (shqiptarëve)

  3. Ke hak more petraq, nuk ke pse e ruan fare per makinen e djegur, rendesi ka shendeti i vllait, ai po eshte vlere dhe thesar si puna jote. Makina ka sa te duash, pare bedjava , se paguan taksa si frengu pulen, ky popull trim dhe liridashes.

  4. Eshte makine e paguar nga taksapaguesit shume shtrrenjte! Kur jep pergjigje te tilla, duhet ta dish qe nuk i rruhet kari kujt per vellain tend. Meqe te kane djegur makinen, ruaj gruan bastard.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu