• |
ide | kryesore

Meta: Veç asaj të fasadave kam dosje të tjera për Ramën, por një ditë…

Lajme, Të fundit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi në emisionin “Open” se nuk disponon vetëm të ashtuquajturën “dosje e fasadave” për Ramën, por edhe plot dosje të tjera, që siç u shpreh “një ditë do t’i çoj në Arkivën e Shtetit”.

Meta tha se e kishte mësuar Anastas Angjeli që t’i ruante dokumentet, ndërsa shton se kur ishte kryeministër çdo vendim e ka kaluar me konsultim të kabinetit, duke nënvizuar përgjegjësinë me të cilën ka drejtuar institucionin.

“Nuk merrem unë me shantazhe. Nëse ka ndonjë njeri në këtë vend, që e di më mirë se kushdo tjetër sesa i rregullt jam unë në raport me ligjin, është Rama dhe ata që kanë punuar me mua. Për shembull i thashë kur kam qenë kryeministër dhe Rama ishte ministri im, të gjithë e dinë që në mbledhjet e qeverisë nuk kalonte asnjë vendim pa konsensus.

Pra në qoftë se dikush e kundërshtonte, që kishte vërejtje për anën ligjore, financiare apo aspektet e tjera dhe e di aq mirë Edi, sa 4-5 herë janë kthyer mbledhjet e qeverisë, sepse kolegët e tij kundërshtonin aktet që ai sillte, për shembull për çështjen e fasadave. Pra, e kisha në kuptimin e përgjegjshmërisë që unë kam patur dhe e kam gjithmonë në ushtrimin e detyrave të mia në raport me ligjin.

Ato i kam të gjitha unë, se unë çfarë firmos i mbaj për të gjitha një kopje, se ti e ke parasysh se çfarë ndodh këtu. Mund të ndodhë çdo gjë në kuptimin e falsifikimit, të ndërrimit të gjërave. Kam ato dosje që kam firmosur unë si kryeministër, si Ministër i Jashtëm, si President.

Janë materiale të domosdoshme. Ma ka mësuar Anastas Angjeli këtë gjë, që letrat duhen të ruhen të gjitha se është tregues i përgjegjshmërisë publike, se nuk është thjeshtë për histori e për arkiv.

Po, edhe mund t’i përdor në kuptimin e kujtimeve, në kuptimin e rikthimit për të parë relacione, çështje të caktuara, ç’lidhje ka. Por, kjo është çështje e seriozitetit në përmbushjen e një detyre. Një ditë do i çoj tek Arkivi i Shtetit, që t’i ketë arkivi, t’i kenë edhe historianët kur të gjykojnë për momente të caktuara të këtyre viteve, të këtyre dekadave” – tha Meta. ©LAPSI.al

9 Comments

  1. More sa ishite aleat me ramen po dhe tani qe eshte president ky krimbi pa shtylle kurrizore nul hoqi dore nga shantazhet

  2. PO mire mor PRESIDENT i nderuar po si arrite BASHKpunoshe dhe 20-vite te tjera me kete zkizofren kete psikopat kete te lajthitur

    NUK E KUPTOJ PAS GJITHE ATYRE GABIMEVE TE NJE PSIKOPATI PRAP KENI BASHPUNUAR…..MJER POPULLI …

  3. Po si mund te jesh kaq rrot kari o like floriri. po ti do e mbrosh kushtetuten e ligjet e vendit? ti je kokrra injorantit. ti me deklaratat e tua duhesh arrestuar direkt per fshehje krimi. ti quhesh bashkepuntor. a e kupton qe nje president smund te flas me kode mafjoze e me shantazhe. a e kupton sesa ordiner qe je. je thejsht nje cop horri. na e beri rilindja peshqesh nje lugat si puna jote, nje pseudo-patriot hipokrit varikars. kujton horri se do ja hedh bythes duke ber shqiponjen lart e posht. ti gangren e ketij vendi, ne vend te shporresh na sillesh si qazim mulleti 8i marsh te keqen ketij te fundit se ka qen intelektual te pakten jo cop injoranti si puna jote).

  4. i kishin harruar dosjet e njeri tjetrit karikaturat kur me 1 prill ne shkoder u pajtuan dhe dhane besen ne sy te tadicit , u bashkuan te gjithe qelbesirat per te marre pushtetin , tash mbas e moren pushtetit perversi done tepsine tane per vedi dhe fillon lufta brenda llojit.

  5. Ilir Meta turp pe keto pacavure deklarata. Meriton burg per fshehje te krimit. Orangotang i shemtuar.
    Mos e bej me shqiponjen se na shemton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu