• |
ide | kryesore

Momentet e tmerrit brenda apartamentit në Kavajë, 17 plumba të zbrazur në praninë e 3 fëmijëve

Arkiva, Lajme, Të fundit

41-vjeçari Dritan Haxholli, që mbeti i vrarë me armë zjarri gjatë një sherri në banesën e ish-të dashurës, nuk është një emër i panjohur për policinë.

Viktima ka qenë i dënuar për krime kundër personit dhe për lëndë narkotike, ndërsa kishte bërë rreth 13 vjet burg.

Mësohet se shkak i krimit është bërë vendimi i Marsida Qatjas, e martuar (burri në burg në Gjermani, i dënuar me 6 vite burg) dhe nënë e 3 fëmijëve, që t’i jepte fund lidhjes me Haxhollin, gjë që nuk është pranuar nga ai. Ky i fundit kishte shkuar në banesën e saj, ku ishin 3 meshkuj të tjerë, miku i saj me të cilin kishte një lidhje, dhe 2 shokë të tjerë, që i kishte thirrur për ndihmë, ndërsa aty kishte hapur zjarr ndaj Toçit, (polici mbeti i plagosur në qafë).

Ngjarja mund të kishte përmasa edhe më të frikshme sesa kaq, pasi në banesën ku ndodhi përplasja ishin dhe 3 fëmijët e mitur të 30-vjeçares, përkatësisht të moshave 14, 9 dhe 2 vjeç. Por fatmirësisht fëmijët nuk kanë mbetur të lënduar, pasi kanë qenë në gjumë kur na ndodhur ngjarja.

Në vendin e ngjarjes u sekuestruan një armë automatike model 56 me një krehër me 28 fishekë, 16 gëzhoja të kalibrit 9 mm, copa të ndryshme metalike dhe predhash, një armë zjarri e tipit Glock dhe një gëzhojë mod 56 kalibri 7.62 mm.

Pas kontrollit të bërë në banesën e shtetasit Bledar Toci në lagjen nr.2 në Kavajë, policia i gjeti vëllait të tij, shtetasit Benard Toci një sasi e dyshuar lëndë kokaine e ndarë në 7 doza me sasi afërsisht 4 gramë. Aktualisht Toçi ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është arrestuar nga policia për veprën ‘Vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu