• |
ide | kryesore

Ngjarja në Kavajë/ Arrestohet efektivi i Policisë bashkë me të vëllain

Lajme, Të fundit

Policia ka dhënë versionin zyrtar të ngjarjes së ndodhur në Kavajë në orët e para të mëngjesit të sotëm. 31-vjeçari Bledar Toçi, i cili mbante detyrën e shefit të Sigurisë së Brendshme pranë burgut të Durrësit, ka shkuar i pari tek shtëpia e të dashurës së tij, Marsida Qatja.

Më pas, në banesë ka mbërritur edhe Dritan Haxholli, 41-vjeç, i cili për motive xhelozie ka qëlluar me armë shefin e sigurisë së burgut. Për t’u vetëmbrojtur, Toçi ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar 41-vjeçarin duke e lënë të vdekur në vend.

Pas marrjes së mjekimit në spitalin e Traumës në Tiranë, Policia ka arrestuar efektivin 31-vjeçar për ngjarjen e ndodhur. Në pranga ka rënë edhe vëllai i tij 27-vjeçarim shtetasi me iniciale B.T., pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, iu gjetën 7 doza kokainë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Kavajë

Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor në lidhje me zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në lagjen nr. 2, në Kavajë, ku pas një konflikti në banesën e shtetases M. Q., mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi D. H. dhe i plagosur shtetasi B. T., nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

B. T., 31 vjeç, banues në lagjen nr. 2, në Kavajë, me detyrë Shef i Sigurisë së Brendshme pranë burgut të Durrësit. Shtetasi B.T., pasi është konfliktuar me shtetasin D. H., ky i fundit për motive xhelozie ka qëlluar me armë duke e plagosur shtetasin B. T. Në kushtet e vetëmbrojtjes shtetasi B. T. ka qëlluar për vdekje me armë zjarri tip pistolete shtetasin D. H.( i dënuar më parë për krime kundër personit dhe për lëndë narkotike). Arrestimi i shtetasit B.T., për veprën penale “Vrasja me dashje”.

B. T., 27 vjeç, lindur e banues në lagjen nr. 2, në Kavajë ( vëllai i shtetasit B.T.), pasi gjatë kontrollit të banesës së shtetasit B. T. në lagjen nr. 2, në Kavajë iu gjetën dhe u sekuestruan me cilesinë e provës materiale një sasi e dyshuar lendë kokaine e ndarë në 7 doza që i përkisnin 27-vjeçarit. Arrestimi i tij për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale do të dërgohen në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.

9 Comments

  1. Efeltivi i policise si kapo mafje me makine e kostum te shtrenjte. Ti rroj ajo kurva me tre femij tani qe ti shkoj here pas here ne biruce per sex.

  2. “Shef i Sigurisë së Brendshme pranë burgut të Durrësit” !!! Ishte shef ne burgun e Durresit apo ne ndonje vend tjeter ky? Se “prane burgut” do te thote afer burgut por jashte tij. Ju dhjefsha formimin gjuhesor te deklaratave zyrtare!

  3. KETA NUK JANE POLICA SHTETI , KETA JANE KRIMINEL ME UNIFORME QE PROBLEMET E RENDIT I ZGJIDHIN SI NE “FAR WEST” .

  4. Grupi hetimor. Opgj njeri me kriminel se tjetri. Me ke flisni o televizione o gazetare njeri me rilindas se tjetri. Njeri me ne mbeshtetje te krimit se tjetri. Qe te mos themi fjal tjeter. Megjith drogaxhinjte laca me kostume mbrapa. A thu se vijme nga hena. Degjenerim total. Perfituesit dihen. Qe ne fakt jane te humburit e vertete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu