• |
ide | kryesore

Pas lajmeve për ndarje Rudina Dembacaj fotografohet krah bashkëshortit

Arkiva, Paparazzi, Slider
rudina-dembacaj-aleksi1.jpg



Prej disa ditësh është kthyer në kryefjalën e mediave lajmi se aktorja e njohur, Rudina Dembacaj, është ndarë nga bashkëshorti i saj, Aleksandër Varfaj.

Për rreth një vit, në profilin e aktores në Instagram kanë munguar fotot me bashkëshortin, madje në intervista të ndryshme Rudina i është drejtuar Aleksit si “babai i Viktorias”, vajzës së tyre.

Gjatë daljeve të saj televizive, aktorja ka refuzuar të flasë për situatën në të cilën ndodhet, duke e shtyrë rrëfimin e të vërtetës për një tjetër moment.

Mirëpo, teksa na ka lënë të gjithëve kuriozë, “Bordo.al” ka fotografuar Rudinën me bashkëshortin e saj, Aleksin, të ulur të dy në një kafe.

 

Ata shfaqen shumë pranë njëri-tjetrit duke biseduar dhe ende nuk po kuptojmë nëse janë akoma bashkë, apo janë ulur në kafe thjesht si dy prindërit e Viktorias, të cilët takohen për shkak të vajzës.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *