• |
ide | kryesore

Peter Handke, shkrimtari pro serbëve të Kosovës merr çmimin Nobel

Arkiva, Kryesore

Shkrimtari austriak, Peter Handke,  76 vjeç, i njohur për qëndrimet e tij kundër bombardimeve të NATO’s që sollën lirinë e Kosovës, është shpallur fitues i çmimit Nobel për Letërsi për vitin 2019.

Emri i tij dhe polakes Olga Tokarczuk e cila ka fituar Nobelin për vitin 2018 është shpallur nga Sekretari Permanent i Akademisë Suedeze të Nobelit Mats Malm.

Handke njihet për lidhjet e tij me serbët ndërsa ka kundërshtuar fort edhe bombardimet e NATO’s në vitin 1999 që sollën lirinë e Kosovës.

Ai madje vite më parë ka qëndruar në Kosovë ku serbëve të Hoçës së Madhe ua ka dorëzuar donacionin prej 50 mijë eurosh për ndërtimin e një pishine në fshat.

Peter Handke njihet botërisht për qëndrimet e tij proserbe që prej luftave të fillim viteve ’90 në ish Jugosllavi. Ai në vitin 2008 shkoi mes serbëve të Kosovës në Velica Hoca dhe publikoi në gjermanisht një libër me titullin “Kukuvajkat e Velika Hocas”. I konceptuar fillimisht si një reportazh i gjatë gazetaresk, ai mori më pas formën e një romani letrar.

Ai e ka treguar këtë eksperiencë edhe për gazetën Le Monde. “Unë po flas për refugjatët serbë sepse askush nuk po e bën këtë. Pse gazetat nuk bëjnë shumë raportime përata? Unë po kthehem nga Kosova. dy apo tre fshatra serbe kanë mbetur gjithsej aty edhe ato janë të rrethuara. A e dimë ne në perëndim se fëmijët po hedhin gurë në autobuzët që mbajnë mbishkrime cirilike? Përse  prindërit shqiptarë i lënë fëmijët e tyre ta bëjnë këtë? Ne duhet të flasim për këtë ne duhet ti themi kto fakte” deklaroi atehere ai.

I njohur si një mbështetës i ish Jugosllavisë Titiste që e celebronte si shtet që u çlirua vetë nga nazistët, Peter Handke, ka mbajtur një qëndrim kritik ndaj Francës së Mieranit dhe Gjermainësë së Kohlit, që lejuan pavarsinë e Kroacisë dhe Sllovenisë duke  hapur udhën një lufte dhe duke shkatërruar një shtet të madh.

Në vitin 1996, kur e përditshmja gjermane, Süddeutsche Zeitung, publikoi reportazhin e tij të gjatë “Një udhëtim dimëror përmesmes Danubit, Savë, Moravës dhe Drinit, Peter Handke u përshkrua si një “terrorist”, “avokat pro serb”. E përditshmja spanjolle El Pais shkoi deri tek akuzat si mbështetës i masakrës së Srebenicës. “Unë kurrë nuk kam pasur një pozicion negativist,” u mbrojt Peter Handke, “pse nuk i hapin librat e mi dhe ti lexojnë në vend që të më akuzojnë. Unë shkruaja për viktimat serbe sepse askush nuk e bënte këtë. Unë nuk shkruaja për ta, edhe pse kam të njëjtën dhimbje për viktimat kroate, myslimane ”.

Kur forcat e Natos bombarduan Jugosllavinë për të çliruar Kosovën ai u largua nga kisha katolike me pretendimin se papa i kishte përkrahur bombardimet. Por kulmin e polemikave ai e ringjalli kur shkoi ti jepte lamtumirën e fundit diktatorit serb Milosheçiç në Beograd. Kur Le Monde e pyeti se përse e bëri këtë, Peter Handke u pëgjigj:”Po u përgjigjem me ato pak fjalë që thashë edhe në atë vaki: bota, e ashtuquajtura botë, di gjithçka për Slobodan Miloseviçin, e ashtuquajtura botë e di të vërtetën, kjo është arsyeja pse e ashtuquajtura botë mungon sot. Sot, jo vetëm sot, jo vetëm këtu … Ndërsa unë nuk e di të vërtetën, por shikoj, dëgjoj, ndiej, e mbaj mend, e vë në pikëpyetje. Kjo është arsyeja pse Unë jam këtu sot ”. Edhe sot, ai refuzon të përdorë termin diktator për Sllobon: “Ai u zgjodh” këmbëngul. Dhe pretendon se nuk është “për”, por gjithmonë “me” serbët, dhe “me” Serbinë,  dhe mbrohet duke pretenduar se kjo nuk ka të bëjë me “fyerjen e një populli tjetër”.

Gjatë luftës në ish Jugosllavi, 1992 1995 që shkaktoi mbi 100 mijë viktima, Handke akuzoi një pjesë të madhe të mediave perendimore se mbronin sistematikisht qëndrimet anti serbe. Ai është gjithashtu anëtar i akademisë së shkencave dhe arteve të serbëve të Bosnjës.

©Lapsi.al

5 Comments

  1. Fishta i madh ka pasë të drejtë; europa mbetet një KURVË, dhe dhënia e Nobelit këtij plehu të korruptuaraustriako- jugosllav e tregon më mirë se europa është KURVË.

  2. Shume e cuditshme! Ketij bashkia e Dusseldorf i anuloi cmimin Heinrich Heine per keto probleme, tani shkon merr Nobelin. Me mire mos e kishin dhene fare cmimin edhe kete vit. Nuk e kam lexuar, por veshtire te kete thene ndonje gje me vlere njeri qe mbron kriminelet e luftes. Me zor po e prisnim cmimin. Zhgenjim total!

  3. Nobeli,vlereson vepren letrare dhe jo qendrimin qe mban autori i saj.Perndryshe,po ju paralelizoj dy raste: 1.Po te vleresohej edhe qendrimi i autorit,cmimin,duhej ta merrte Kadarea (ne se do ja vleresonin vepren ),sepse e ka bere Fishten “fertele”,me analizen qe i ka bere atij (Fishtes),duke u bazuar edhe ne “,materialet e emarksizem-leninizmit,e sidomos te fjaleve te shokut Enver”,sikunder u be e njohur rkohet e fundit,prej nje dokumenti tenxjerre nga arshivat.2.Heminguei,nobelist,jetoi deri ne fund te jetes ne Kuben,komuniste te Fidel Kastros,pra nese do te shikohej qeenrimi,ketij shkrimtari te madhe,duhet t’i hiqet cmimi nobel,se i qenka dhene gabim nje perkrahesi dhendjekesi te komunistit qe e shskaterroi Kuben,bile e coi situaten,deri ne nje rrezik per nje lufte te tmerreshme -kujtoni problemin Kenedi-Hrushov ne vitet 60.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu