• |
ide | kryesore

Petr Cech rikthehet në portë, por mbi…akull: çeku tani është lojtar hockey

Sport



Sapo ka varur këpucët në gozhdë në fund të sezonit të kaluar, por Petr Cech është gati për një tjetër aventurë. Në moshën 37 vjecare ish-portieri i Chelsea e Arsenal ka hequr dorë nga futbollit për tiu dedikuar hockey në akull, pasi ka firmosur kontratën me Guildford Phoenix, skuadra që militon në divizionin e dytë të National Ice Hockey League angleze. Të dielën debutimi, natyrisht në portë. “Pas 20 vjetësh futboll profesionist, do të jetë një eksperiencë e mahnitshme të bësh sportin që dashuron e që e luaja fëmijë” ka thënë ish-futbollisti.

Pasi është përballur për 20 vjet me sulmuesit më të mirë në botë, Petr Cech kalon nga pritja e topave tek ato të diskut. “Jam i lumtur që kam mundësinë të luaj me Phoenix – ka shtuar – Shpresoj të mund të ndihmoj këtë skuadër të re të arrijë objektivat sezonalë e të përpiqemi të fitojmë sa më shumë ndeshje, kur të kem mundësinë të luaj”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *