• |
ide | kryesore

Rakitic nuk duron më: “Dua të luaj”. Inter gati për janarin

Sport



Pauza për impenjimet e kombëtareve i shërben klubeve për të qartësuar idetë e të reflektojnë mbi strategjitë (edhe të merkatos) për ta përshtatur në muajt e ardhshëm. Nuk është larg tashmë dritarja e dimrit dhe mundësitë që ofron merkato duhen shfrytëzuar sidomos për ata që e kanë më emergjente. Inter e kuptoi pas derbit të Italisë që ka nevojë për më shumë kualitet në mesfushë dhe Antonio Conte e shprehu qartë se kërkon më shumë alternativa. Kështu, Ivan Rakitic është kthyer të jetë në focus të ideve zikaltër.

Kroati ishte në shënjestër të zikaltërve që në verë, kur Marotta e Ausilio provuan ti jepnin një element të karakterit ndërkombëtar teknikut. Inter po e sheh situatën më prioritet për në janar, edhe pse nuk përjashtohet që sulmi final të bëhet në qershor. “Nuk ekziston klub më i mirë se Barcellona por dua të luaj, jo vetëm të shëtis nëpër qytet. Për mua është një moment i vështirë” ka thënë lojtari në grumbullimin e kombëtares së Kroacisë.

Rakitic ka luajtur në total deri tani 186 minuta, ardhja e De Jong i ka hequr hapësirën e, përballë një oferte prej 30 milionë euro, blaugrana mund ta lënë të lirë, duke parë edhe kontratën në skadencë në 2021. Për Inter, një shifër e përballueshme sidomos nëse kryhet shitja e Gabigol për të njëjtën shifër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *