• |
ide | kryesore

Rama: Haradinaj gënjeshtar! Kurti bën politikë sipas raporteve personale

Lajme, Të fundit

Kryeministri Edi Rama ka qenë sërish i ashpër ndaj kryeministrit në largim të Kosovës,, Ramush Haradinaj. Në një intervistë për Tv Klan, Rama tha se i është dashur të shprehet publikisht për të rrëzuar një gënjeshtër të Haradinajt që lidhet me shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ajo që është thelbësore është që përpara se t’i themi njëri – tjetrit armik dhe tradhtar për të fituar disa vota më shumë të shikojmë tek njëri tjetri një mundësi më shumë për të kuptuar më mirë se çfarë do të bëjmë. Asnjëherë nuk kam dalë publikisht për të bërë politikë të brendshme duke e përdorur apo keqpërdorur marrëdhëniet e mia që kanë qenë shumë të mira me të gjithë. Më vjen shumë keq që kam qenë i detyruar të dal publikisht kur vërtet jam sulmuar dhe jam anatemuar në mënyrën më të ulët me një gënjeshtër të madhe si ajo që prodhoi dhe shpërndau Ramush Hardinaj” – tha Rama.

Edhe pse dihet e Rama ka qenë një mbështetës i idesë së Hashim Thaçit për ndryshimin e kufijve, tashmë që kjo ide duket se është varrosur, kryeministri shqiptar ka vendosur të shprehet publikisht kundër saj.

“Duhet një mirëkuptim në radhë të parë mes shqiptarëve, mes liderëve politikë. Duhet një qasje e ndershme dhe duhet kapaciteti për të pranuar se ka opsione të ndryshme në diskutim. Unë kam qenë gjithmonë kundër shkëmbimit të territoreve si një metodë për t’i rënë shkurt një procesi që është shumë më i komplikuar. Nga ana tjetër, e kam thënë dhe e përsëris se është e paimagjinueshme që të arrihet në një përfundim nëse nuk ka vizion dhe nuk ka vullnet për të rënë dakord për vijën e kufirit. Një gjë duhet të jetë e qartë, që nuk mundet dot të ndërtohet e ardhmja duke vizatuar një kufi etnik” – tha Rama.

Rama nuk i kurseu kritikat as ndaj Albin Kurtit që pritet të marrë drejtimin e qeverisë së Kosovës. I pyetur për raportet mes tyre, kreu i qeverisë shqiptare tha se ndryshe nga Kurti ai nuk e bazon politikën te raportet personale.

“Me Albinin kam pasur në vijimësi komunikim. Kur s’kam qenë dakord ia kam thënë, kur s’ka qenë dakord ma ka thënë, por ndryshe nga Albini unë nuk bëj politikë me marrëdhëniet personale dhe me bisedat që shkëmbejmë me njëri – tjetrin” – e mbyll Rama. ©LAPSI.al

12 Comments

  1. A ma han bilen? Ja sa konsiderate ka Ramushi per ty. As burre ste konsideron por vetem nje kalama te llastuar qe sia vlen ti shpnegosh se ceshte shtetberja.

  2. Lere vendin e popullin sa me larg Europes.
    Afroje sa te mundesh me Serbet.
    Bej si te thote Batoni qe interesa tregetije me Serbet.
    Kufirin me Serbine e ka Kosova qe do te thote se nuk duhet lene pa pjesemarrje.
    Apo u be marreveshje pa u legalizuar KM iri. Hajde komedi hajde.

  3. Nje tufe laraskash komentojne per dite ketu te lapsi,cfare te dali keto laraska jane gati,por keto ditet e fundit ka dhe tufe korbash nga te prishtines,tani kuptoni vete ti perzish laraskat me korbiat,cfare gjelle alla salih del.

  4. Po ti o prostitute e deshtuar politike pse nuk dole ta kundershtosh kete ide por eshte ne menyre aprovuese kur ajo ishte ne zenitin e saj. Shkarkove dhe lincove ne menyre demonstrative ministrin e jashtem kur hapur kunder. Po ti je prostipolitikani me I felliqur e ka mbajtur ate poltrone. Midis teje dhe Adil Çarcanit do kisha preferuar kete te fundit.

  5. Prostitut, kurv me km ska par kombi yne kurr, me ke flet o injorant te duket vetja lider global por ti familjen tende historikisht s ke ditur ta drejtosh e jo me Shqipen qe as qe e llogarit se egziston ti fare o pler derrash

  6. Or ti Lepirjsa e BEdiRames,pa pike dinjiteti,e shtylle kurrizore, nuk je ti ai qe me quan mua korb e aq me pak ti dhe ai komentuesi tjeter proserb Elio te me ndalojne mua te komentoje apo jo. Ti o militant i padinjitetshem, ta kesh parasysh qe une kur shkruaj shkruaj vetem me kete emer,se e shoh qe te gjithe anti-ramat te duken kosovar apo koqevar si u thoshe disa here. E dyta une ato pak here qe kam komentu,kam komentu kur ndonje zagar si ti, ka share Kosoven apo eshte munduar te na percaje ne shqiptareve te dy aneve,dhe skam komentu ne perplasjet politike, se sme takon.Te vetmen here qe ta kam share dashnorin (ramen), ka qene kur ai vendosi taksen ne rrugen e kombit,per te rrjepur shqiptaret e Kosoves,dhe edhe aty me reagove me sharje rrugacerore, por stu pergjigja se mu duk vetem si nje sharje qyqare mbapa tastieres e nje militanti te mjere,te semure, por me vone u binda qe ti je edhe antikosovar pervec se lepirsja e B.ERames.keshtu qe kujdes si flet me mua. Dhe ta thashe, ramen ta shaj sa here qe merret me Kosoven.Tentoi tna ndaje Kosoven dhe ti pret as mos ta shajme e? Po shkon zgjedh armikun ne vend te vellait dhe ti i padinjitetshem pret qe ta lavderoj e? Prandaj rron Rama, se ka lepirse si ti qe edhe gruan e japin per ramen. Une mund edhe mos te komentoj, por sdo komentoj kur dua une, e jo ti dhe Elio.Dhe mos harro qe po e mora seriozisht edhe kete te komentuarit ketu, ti do lodhesh edhe me shume se deri sot, por mos ke merak more mjeran se nuk humb kohen ne politike une,ama keet shengenin me Serbine do ta kundershtoj,edhe sot edhe kurdo. Ik tashi militant i mjere qe i duket partia me shuem se Shqiperia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu