• |
ide | kryesore

Rama: Më erdhi për të vjellë me çmimin Nobel

Lajme, Të fundit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër pas vendimit të Komitetit të Nobelit, për t’i akorduar këtë çmim për Letërsinë shkrimtarit austriak Peter Handke. Në Twitter, Rama e konsideron si të turpshme zgjedhjen e Handke si fitues i çmimit duke shkruar se “paturpësia po bëhet pjesë normale e botës ku jetojmë”.

“Kurrë nuk kisha menduar se do të bëhej për të vjellë për shkak të një çmimi Nobel, por paturpësia po bëhet pjesë normale e botës ku jetojmë. Pas zgjedhjes së turpshme të bërë nga një autoritet moral, siç është Akademia Nobel, turpi është vulosur si një vlerë e re. JO, ne nuk mund të bëhemi kaq të ftohtë ndaj racizmit dhe gjenocidit”, – shkruan Rama.

Shkrimtari austriak, Peter Handke, konsiderohet si mbështetës i hapur ndaj Sllobodan Millosheviçit. Madje Handke ka qenë dhe një nga personat që ka mbajtur një fjalim në varrimin e atij që njihet në historinë botërore si “Kasapi i Ballkanit”.

8 Comments

  1. Ketu je i ” besushem” se ti nuk lidhesh gjekund me perversitetin e shejtanit. Ne kemi vite qe e perjetojme. Dhe i kemi kerkuar portaleve te tua te mos ti botojne fotot.

  2. Po ti qe anashkalon Kosoven.
    Kosova ka mbajtur ne kurriz gjithe poshtersite e Serbit o i pa fytyre.
    O ti qe rri 2 ore para pasqyres.
    Tani do biesh me koqekuq se ishe mesuar me Thacin.
    Je nje politikan ordiner.

  3. Cfare propaganduesi i pameshirshem ne propaganden e tij! Ne momentin qe ben nje lloj tradhetie ndaj te gjithe shqiptareve(jo vetem ndaj Kosoves),gjen dicka dhe kapet pas saj, per te harru ate idiotesine e madhe qe sapo beri ne Serbi. Po kaq budalle na din more,qe me vepra na fut thiken dhe pastaj nxjerr nga xhepi ndonje perralle “patriotike” apo batute interesante dhe he se ia kalova,he se e hengren! Mos u lodh shume me keto deklarata ,se me kete ritem ne afrim em Serbine neser edhe keto deklarata fallco bajate nuk do t\lejoje Vucici ti besh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu