• |
ide | kryesore

Rekordi/ Neymar shkruan historinë, por Brazilin e ndal Senegali.

Sport



Neymar Junior është kthyer të jetë protagonist me Paris Saint Germain e Brazilin, duke shënuar tashmë edhe një arritje historike. Numri 10 është bërë futbollisti më i ri në historinë e Brazilit që arrin shifrën e 100 paraqitjeve me Seleçao.

61 gola dhe 41 asist e bëjnë O’Ney golashënuesin e tretë më të mirë në historinë e verdhejeshilëve, por ndeshja e 100 me kombëtaren nuk i ka dhuruar kënaqësi të mëdha Neymar e Brazilit të tij: në Singapore, kombëtarja amerikanolatine është ndalur në 1-1 nga Senegali i Koulibaly e Mané. Selecao kaloi në avantazh në minutën e 9′ me një kryevepër të sulmuesit të Liverpool Firmino (aksioni i nisur nga Coutinho e asist i Gabriel Jesus), pastaj në shtesën e pjesës së parë ka ardhur edhe barazimi i afrikanëve të drejtuar nga Cissé me penalltinë (për rrëzim në zonë të Mané pas ndërhyrjes së Marquinhos) e realizuar nga Diedhiou.

Nuk ndodh asgjë në pjesën e dytë, me një supremaci sterile territoriale të Brazilit, që arkivon kështu miqësoren e tretë radhazi pa fitore, pas barazimit me Kolumbinë e humbjes me Perùnë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *