• |
ide | kryesore

Reuters: Franca nuk i hap negociatat. Vendimi shtyhet për në 2020

Kryesore, Lajme



Franca u tha vendeve të tjera të Bashkimit Evropian këtë javë se ishte kundër fillimit të negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë tani për tani, konfirmuan për agjensinë për Reuters, burime diplomatike për Reuters.  ‘Ata nuk kanë plotësuar kushtet. Ne po u kërkojmë atyre të bëjnë përpjekje të reja’,- tha një zyrtar francez citon Reuters. ‘Negociatat nuk mund të hapen në Tetor 2019, por ne do të duhet të rivlerësojmë situatën në vitin 2020’, është shprehur ai.

Parisi ka këmbëngulur se BE përballet me shumë sfida tani për të lejuar dy shtete të tjera nga Ballkani, një rajon ende i trazuar nga luftërat e e 1990 dhe duke luftuar me krimin dhe korrupsionin.

Franca thotë se BE duhet të reformohet së pari nga brenda për të trajtuar me një forcë dhe unitet më të madh sfida të tilla si ndryshimi i klimës dhe migracioni, dhe se të dy vendet kandidate për BE duhet të kryejnë reforma të mëtejshme përpara se të fillojnë bisedimet.

franca

 

Ku vendim i marrë me mend por i pa artikuluar për një kohë të gjatë ka efektin e një dushi të ftohtë për më shumë  se gjysmën e 28 vendeve anëtare të BE-së, si dhe zyrtarët e saj të lartë në Bruksel, që kërkonin të  shpërblenin dy shtetet tona , duke rënë dakord për të filluar bisedimet e pranimit. Anëtarët pozitivë të BE paralajmërojnë se Rusia, Kina ose Turqia mund të përfitojnë nga një “vakum strategjik” në rajonin e trazuar nëse BE nuk arrin të mbajë një perspektivë të prekshme për vendet atje.

 

Në fakt qëndrimi i Parisit për ne u paratha këtë të hënë në një seancë që Asambleja Kombëtare e Francës mbjati për të diskutar emigracionin në vendin e saj.

Debati rreth katër orësh i deputetëve u zhvillua rreth kësaj patateje të nxehtë të politikës së brendëshme franceze, por prej aty nuk u përjashtua Shqipëria. Sipas një dokumenti, të hartuar nga pallati Matinjon (selia e qeverisë) për deputetët,  obsesion i qeverisë mbetetn kërkesat për azil nga vendi ynë, i konsideruar nga Franca si një shtet i sigurtë, pra ku funksionon shteti ligjor dhe ku azili politik nuk është i justifikuar. Pikërisht këtë përmendi që në fillim të fjalës së tij kryeministri francez Eduard Filip (shiko vdeon ketu 0014 25).

Po të njëjtin shqetësim e përmendi nominalisht edhe Emanuel Makron, të martën në 1 tetor, gjatë një fjalimi në Këshillin e Europës në Strasburg. Ai tregoi me gisht kërkesat për azil politik që vijnë edhe nga vende “që kërkojnë të hapin negociatat e pranimit me BE”.

Pikërisht kjo temë e azilkërkuesve nga Shqipëria është kthyer në temë qëndrore në vendin e galëve. E përditshmja Le monde, në numrin e sajt të fundit, që i kushtonte një reportazh shqiptarëve që kërkojnë azli, theksonte se vendi ynë reshtohet i dyti pas Afganistanit. Ajo theksonte se 10 % e kërkesave që trajtohen nga Franca vijnë nga Shqipëria dhe Gjerorgjia, pra të njëjtat fjalë që tha dhe kryeministri Filip në parlament. Vetëm gjatë vitit 2019 nga vendi ynë janë paraqitur 5609 të tilla.



10 Comments

  1. Kadri Zyberi do beje mire te edukoje njerzit se jane bere shume hajduta duke pare sojin e tije socialist. I kthehu Shqiptaret ne hajdute te rrugeve, rrugicave e lagjeve. Eshte mbushur Tirana plot me hajdut te hapesirave publike.

    Lali Eri do beje mire ti beje nje vizite lagjeve te Tiranes qe qelben era *** dhe hajdutet i bejne rruget e rrugicat sipas qejfit te tyre me lokalet e pronat aspikaralloi private, Te shikoje dhe pallatet 12 kateshe qe po na marrin frymen dhe makinat qe qelbin era qelbesire. Rruget ti mbajme paster, te punojme me ndershmeri, dhe mos sabotojme jeten ne te gjitha sferat. Ja kjo eshte te jesh Europian apo njeri normal, Qeveria dhe 60% e Shqiptareve jane per ne boten e trete, qeveria ne fakt jeton mes lluksit te shfrenuar, por njerzit duke pare keto hajdute me kollare vjedhin dhe vete c’te mundin.

    KCK term socialist qe i pershtatet socialisteve dhe 60% te Shqiptareve ne cdo qelize.

    To hell everyone, Mire ju a kane bere qe nuk ju a kane hapur. Jo vetem kaq por botes duhet ti shkruash nje liber per stilin Shqiptar qe te tmerrohen e skandalizohen nga ky dru i shtrember qe prish gjithe stiven.

    Shqiperia ky vend nastradinesh

  2. Po pse keshtu Franca???
    Une qe ne 2018 i bera dhurate Mikut tim Makronit 1 pale atlete si te miat Adidas.

  3. Me vjen keq per Maqedonine , se ne realisht nuk e meritojme . Por edhe ketyre nuk eshte se ju kerrcet , thelle thelle kjo eshte deshira e gjithe klases sone politike . Keshtu livadhisin si te duan , keshtu veshinpoture dhe atlete adidas .

  4. Shikoni me vemendje foton kryesore.Ne mes shefave te sgteteve te Europes,vetem ky i joni,po derdellis, dhe me idiotlleqet qe thote,ka bere edhe Merkelin (qe zakonisht e kemi pare serioze ) te qeshe,bile si me ironi,duke iu drejtuar fqinjt qe ka ne te majten e saj,sikur po i thote :degjojeni se cpo grin,ky kavallii gjate,si gjithmone,nuk len te tjeter te flasin.

  5. Mos e vrisni mendjen se tani i dergon -Leter-Spiropallja,Xhaxhalka,tere rilindaset ministre dhe do mallengjehen Francezet ,Do e vene doren ne zemer per t’ ja u hapur ketyre …….negociatat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *