• |
ide | kryesore

“Shengeni ballkanik”/ Përfundon takimi në Serbi, Rama i “hakërrehet” BE: Nuk jemi fidanishte eksperimentesh

Lajme, Të fundit



Ka përfunduar takimi trepalësh për dakordimin mbi krijimin e një “shengeni ballkanik” mes presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe homologut të tij maqedonas, Zoran Zaev.

Mësohet se takimi është përqendruar në bashkëpunimin rajonal dhe në integrimin ekonomik, bazuar në modelin e Bashkimit Evropian për të hequr pengesat për biznesin dhe të mundësuar qarkullimin e lirë të mallrave dhe të njerëzve. Në konferencën e përbashkët për shtyp që u mbajt pas takimit, Rama ka vijuar të përsërisë “refrenin” se vedimi që pritet të merret pas një jave për çeljen ose jo të negociatave me Shqipërinë, përcaktohet “nga të tjera arsye jashtë nesh”.

Synimi ynë është të jemi pjesë e BE, po ndërkohë që familja e madhe ka problemet e veta ne nuk mund të jemi peng i së shkuarës apo mosdakordësive të qarta në dëm të fëmijëve që po rriten në të gjithë rajonin.

Kjo nuk është një zonë e kategorisë së dytë dhe në të nuk jetojnë qyterarë të kategorisë së dytë, nuk jemi fidanisht për eksperimente. Do vijojmë deri kur BE-ja të jetë gati të na përqafojë. Brenda vitit 2021 ky territor nuk do të jetë një aspiratë po një realitet”, tha ndër të tjera kreu i ekzekutivit shqiptar.

Rezultat i takimit mes tre liderëve ishte arritja në një dokument të përbashkët që, ashtu siç u tha në konferencën e Novi Sadit, do të lehtësojë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave. “Dokumenti që do të shihni bazohet në lëvizjen e lirë të njerëzve dhe shërbimeve, pasi qytetarët tanë meritojnë një jetë më të mirë dhe më pak papunësi. Qëllimi ynë është që të krijojmë mundësinë që deri në fund të 2021 të kalohet kufiri vetëm me kartë identiteti. Kamionët në Ballkanin Perëndimor humbasin 26 milionë orë pritje”, ka deklaruar Vuçiç.

Ideja e krijimit të një “shengeni ballkanik” qarkullon prej vitesh, por dy vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, Kosova dhe Mali i Zi, e kundërshtojnë ashpër aplikimin e saj me pretendimin se në këtë mënyrë do të rikthehej ish-Jugosllavia.

Ndërkaq, në kuadër të nismës për “Minishengeni Ballkanik”, u bë me dije se mes përfaqësuesve të tri vendeve do të zhvillohet i radhës mes tre liderëve në Ohër. ©Lapsi.al

 

 



13 Comments

  1. NeSerbi e gjete per te fol kunder BE? Jo vetem kesaj here por shikojini videot e takimeve te tjera me Vucicin kur ky flet kunder BE. Po duken serbet me Europian dashes se ne, per fajin tend o psikopat.Po te perdor Vucici ,si nuk te keshillon njeri ne stafin tend per keto gafa qe ben

  2. Me kete kryeM…. ne do te perfundojme republike e 7 e Jugosllavise . Me tregun e lire midis Serbise dhe Shqiperise , bujqesia jone falimenton sepse importone shume her me shume se sa eksporton . Kjo eshte qeveri antikombetare duhet zhdukur sa me shpejte . Ky kryeM….. Eshte armiku numer nje i Shqipetareve Ngrihuni shqipetare dhe degdiseni jashte Shqiperise kete moster ,sa me shpejte AQ me mire

  3. Une kaloj ne Serbi vetem me karte identiteti, ka disa vite qe nuk te kerkojne pasaporten..per c’fare arritje flet ky gomar..Edhe dicka, vonesen ne dogana e ben qeveria shqipetare ne porte e ne ato karakatina qe ka katandisur administraten doganore.

  4. mire t’ju behet, shkojini nga mrapa ktij te lajthituri…psikopat ekstrem…
    ne vend qe ti dilni ne Rinas e ta bllokoni direkt, vazhdoni qeshni me idiotesirat pa kripe e pa humor te ktij qafiri komunist qe vazhdon vijen e Titos dhe enverit…
    popull G A M O R !!!!!

  5. Cfare ndryshimi i Rames qe nga vizita e pare ne Beograd ku i beri thirrje serbeve ta pranojne pavaresine e Kosoves, me kete viziten per tu veteofru per tu bashku me serbet tani. Ne viziten e pare ishte kokelarte jo vetem ai,por i gjithe stafi shqiptar,kurse mbreme ne darke , dukej si i lodhur, i frikesum qe edhe per te fol ,e pret lejen e Vucicit(Bile sot kur shetisnin neper bashke,nje pyetje qe gazetarja ia drejtonte Vucict, ai ia delegoi Rames,si duke u tall apo urdheru, ,kurse gazetarja e vazhdoi edhe me tutje poshterimin duke i thene se e donte pergjigjen per 50 sekonda-Turperim i mirepergatitur nga serbet ashtu sic dine ata)
    . Po si prite te ndihesh me 3 sllavesh more Edi Rama? Te behet serbi me i mrie se vllau (Kosova)? Pa le, paska deklaru qe Kosoven se kemi perjashtu, dhe po te duan jane te mirepritur!! Kosova ka perjashtu veten o Edi Rama,se luften e kemi bo per tu largu nga JUGoSllavet, e jo per ta nxjerr Serbine ne Adriatik,sic po mundohesh ti.Them ,sic po mundohesh,sepse as nuk ka shans qe Shqiperia te behet jugosllavi e re me serbine dhe Fyromin. Dhe jo se duhet ta beje per hater te Kosoves ,apo se ia kerkon Kosova, por se do ia kerkojne dhe sdo e lene vete Shqiptaret ne Shqiperi,duke fillu qe ne Parti te tij, qe nga Pandeli Majko e te gjithe me radhe.

  6. Cfare ndryshimi i Rames qe nga vizita e pare ne Beograd ku i beri thirrje serbeve ta pranojne pavaresine e Kosoves, me kete viziten per tu veteofru per tu bashku me serbet tani. Ne viziten e pare ishte kokelarte jo vetem ai,por i gjithe stafi shqiptar,kurse mbreme ne darke , dukej si i lodhur, i frikesum qe edhe per te fol ,e pret lejen e Vucicit(Bile sot kur shetisnin neper bashke,nje pyetje qe gazetarja ia drejtonte Vucict, ai ia delegoi Rames,si duke u tall apo urdheru, ,kurse gazetarja e vazhdoi edhe me tutje poshterimin duke i thene se e donte pergjigjen per 50 sekonda-Turperim i mirepergatitur nga serbet ashtu sic dine ata)
    . Po si prite te ndihesh me 3 sllavesh more Edi Rama? Te behet serbi me i mrie se vllau (Kosova)? Pa le, paska deklaru qe Kosoven se kemi perjashtu, dhe po te duan jane te mirepritur!! Kosova ka perjashtu veten o Edi Rama,se luften e kemi bo per tu largu nga JUGoSllavet, e jo per ta nxjerr Serbine ne Adriatik,sic po mundohesh ti.Them ,sic po mundohesh,sepse as nuk ka shans qe Shqiperia te behet jugosllavi e re me serbine dhe Fyromin. Dhe jo se duhet ta beje per hater te Kosoves ,apo se ia kerkon Kosova, por se do ia kerkojne dhe sdo e lene vete Shqiptaret ne Shqiperi,duke fillu qe ne Parti te tij, qe nga Pandeli Majko e te gjithe me radhe.

  7. Ej o ju thafshin ato dur me gjithe shqiponja ne gjoks, po si mor palo patriota te karit nuk nxorret nje burre te vetem te na e hiqte qafe ket krijese?

  8. Eksperimentet behen ne laborator dhe jo ne fidanishte o gaztori Albanistanit. Ty te eshte mbushur mendja se je qendra e dijes dhe humorit, por sje gje tjeter vetem se nje i semur mendor qe po i merr ne qafe ata njerez gjytyryma qe rrijne e qeshin me batutat e tua te dhjera

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *