• |
ide | kryesore

“Shpresoj të shkojmë të shohim bashkë një GP”: Jean Todt tregon për gjendjen e Schumacher

Sport



Ekzaktësisht një muaj më parë, Michael Schumacher është dërguar në spital në Paris për të nisur një terapi që mund të përmirësojë gjendjen e tij pas aksidentit të tmerrshëm me ski në fund të 2013. Një lajm që ka ngjallur shpresë për shumë tifozë që presin me ankth për lajme positive mbi ish-kampionin e botës të Formula 1. Miku i vjetër i i ish-pilotit të Ferrari, Jean Todt, aktualisht president i Fia-s, me deklaratën e tij ka rritur edhe më tepër entuziazmin. “Nuk ka asnjë lajm, përvec faktit që Michael po lufton për të përmirësuar cdo ditë situatën. Duhet ta shoqërojmë në këtë luftë. Kam thënë të vërtetën, shohim bashkë në TV garat e Çmimeve të Mëdha e shpresoj që një ditë të mund të shkojmë bashkë në një GP”.

Ish-menaxheri i Ferrari është nerviozuar së tepërmi nga thyerja e privatësisë nga disa pjesëtarë të stafit të spitalit: “Jam i befasuar që, kur mbërriti në Paris për një kontroll në spital, njerëzit që duhet ti siguronin sekretin mjekësor kanë folur”, tha ai për la Repubblica.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *